E Shtunë, 31 Tetor 2026

Forumi Musliman: Duan të na imponojnë LGTB si vlerë

Tiranë- Ndërsa në lulishten e vëllezërve Frashëri diplomacia e huaj dhe një dyzinë OJF-shë ishin bërë bashkë në mbështetje të aktivistëve LGTB, një grup tjetër qytetarësh shqiptarë ishin tubuar për të kontestuar këtë manifestim.

Forumit Musliman te Shqiperise, kishte organizuar një manifestim, për të reklamuar familjen tradicionale si vlerë të shoqërisë dhe jo veset e homoseksualizimit.

Fisnik Kruja, kryetar i Forumit Musliman te Shqiperise, në një intervistë për gazetën IDEA, thekson se ka përpjekje agresive, të mbështetur nga segmente të fuqishme të disa qarqeve, të cilët duan ti paraqesin shqiptarëve si vlerë të Evropës dukuri të denatyruara dhe plotësisht të huaja për traditen dhe moralin e tyre.

Forumi Musliman i Shqipërisë organizoi nje tubim, në formë kundërshtimi ndaj një manifestimi që kishin paralajmëruar në të njëjtën kohë shoqatat LGTB. Cili ishte qëllimi i ketij manifestimi dhe cfarë mendoni se u arrit?

Ne organizimin e ketij manifestimi Forumi Musliman i Shqiperise mori shkas nga promovimi i Dites Nderkombetare te Familjes, vendosur nga Asambleja e Përgjithshme e OKB-së në vitin 1992. Viti 1994 u shpall si Viti Nderkombetar i Familjeve, si pergjigje ndaj ndryshimeve sociale dhe ekonomike, qe kishin prekur dhe vazhdojne te prekin strukturen dhe qendrueshmerine e njesise familjare ne vende te ndryshme te globit. Per te theksuar rendesine e familjes, qysh nga viti 1996, Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së përgatit një mesazh të posaçëm për publikun mbarëbotëror. Në shumë vende të botës kjo ditë përkujtohet rregullisht me seminare, workshope, veprimtari të ndryshme publike, sportive etj.

Çuditerisht vetem ne Shqiperi jehona e kesaj veprimtarie nuk eshte ndjere fare. Institucione te tilla si Avokati i Popullit, organizatat e shoqerise civile, qe mbrojne te drejtat e njeriut dhe promovojne vlerat e shoqerise shqiptare kane heshtur. Perkundrazi i behet nje publicitet i pazakonte veprimtarive te LGBT, nje segmenti tejet te vogel te shoqerise shqiptare, veprimtari qe shkojne krejt ne kundershtim me moralin dhe vlerat njerezore dhe kombetare, dhe qe synojne haptazi gerryerjen e themeleve qe mbajne ne kembe qelizen e shoqerise, familjen. Ky ishte qellimi i ketij manifestimi.

Mendojme qe me kete manifestim Forumi Musliman i Shqiperise i percolli opinionit publik shqiptar mesazhe te qarta, qe shoqeria shqiptare ndodhet perballe rreziqesh, nese nuk mbeshtetet ne vlerat me te qenesishme morale dhe tradicionale, qe kane siguruar mbijetesen e kombit tone dhe te refuzoje cdo antivlere qe i ofrohet asaj ne emer te modernizmit dhe vlerave evropiane.

Edhe anetaret e ketij komuniteti kane te drejte te jetojne jeten e tyre ashtu siç e mendojne, te punesoshen, shkollohen etj, perse jeni kunder ju?

Ne nuk jemi per diskriminim te njerezve per shkak te zgjedhjeve te tyre personale. Problem per shoqerine tone eshte perpjekja agresive e mbeshtetur nga segmente te fuqishme e disa qarqeve, me sa duket me shume ndikim, te cilet duan ti paraqesin shqiptareve si vlere te Evropes dukuri te denatyruara plotesisht te huaja per traditen dhe moralin e tyre. Mendojme qe afishimi i ketyre antivlerave do te shkaktonte nje ftohje ne entuziazmin e shqiptareve per aderimin e tyre ne BE. Shqiptaret, nder ta edhe muslimanet, jane plot shprese, qe ti bashkohen Evropes me vlerat e tyre te qenesishme, qe nuk jane te pakta.

Shoqeria shqiptare ne pergjithsi eshte indiferente, apo edhe perbuzese, ndaj kesaj kategorie njerezish. Por ka edhe te tjere, kryesisht nder grupe besimtaresh muslimane, te cilet dalin nga ky indiferentizem dhe kalojne ne anen e ekstremit. Me sakte ne mesin e te rinjve myslimane ka zera qe kerkojne shperberjen edhe te shoqatave te tyre dhe ndalimin me ligj. Ju çfare mendoni?

Mendojme qe keto ndjenja per te cilat ju beni fjale jane nxitur me se shumti nga nje kapardisje e komunitetit LGBT dhe perpjekjeve te tyre per tu paraqitur si modeli i vetem per tu ndjekur. Per kete ka ndihmuar edhe nje mbeshtetje e fuqishme mediatike, e cila me sa duket ka prodhuar efektin e kundert qe ka pritur komuniteti ne fjale.

Mendoni se ne Shqiperi mund te jetojne ne harmoni te gjitha kategorite e njerezve, perse duhet te dalim kunder disave vetem per shkak te prirjeve seksuale?

Askush nga muslimanet nuk ka kercenuar me pare ndonje njeri per shkak te bindjeve dhe prirjeve te tij, por ata jane te ndjeshem ndaj provokimeve te hapura, qe bien ndesh me thelbin e besimit te tyre.

Nese parlamenti shqiptar, i shtrenguar nga kushtet integruese te BE, do te marre nisma ligjore per te lejuar edhe martesat e njerezve ne gjini e madje edhe adaptimin e femijeve. Çfare mendoni se duhet te beje pjesa tjeter e shoqerise?

Besimtaret muslimane do ti kundervihen me mjete demokratike dhe ligjore nismave ligjore te cfaredolloji, te cilat sipas opinionit te tyre rrenojne themelet e shoqerise shqiptare. Ata kane besim qe ne kete aksion ata do te kene mbeshtetjen edhe te shumices derrmuese te popullit.

Ne mesin e reagimeve ekstreme ka qene edhe ai i kryetarit te PLL, Ekrem Spahia. Çmendim keni per deklaratat e tij?

Forumi Musliman i Shqiperise i ka pershendetur qendrimet dhe deklaratat e z. Ekrem Spahia. Forumi i konsideron keto qendrime si shembullin me te mire te nje politikani qe mbeshtetet ne programin e partise se tij dhe e mbron ate pavaresisht nga presionet, qofte edhe te diplomacise nderkombetare. Ne do te deshironim qe politikanet tane ta kene ate si shembull dhe te heqin dore nga servilizmi permanent dhe i pajustifikueshem ndaj faktorit nderkombetar.

Nje grup te rinj myslimane i jane bashkuar nje formacioni te ri politik, pasi kane marre premtimin se ky formacion do te propozoje masa drastike per ndalimin e ketij fenomeni me ligj. Jeni ne dijeni ju dhe çfare mendimi keni?

Ne nuk kemi ndonje informacion, ne lidhje me sa me siper. Mendojme se Shqiperia eshte nje vend i lire me nje kushtetute demokratike, e cila i krijon mundesine secilit qe te shprehe bindjet e veta nepermjet formacioneve politike qe deshiron.

Intervistoi Mentor Kikia

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›