Topi shpreh ngushëllimet për ndarjen nga jeta të koreografit Aliaj
TIRANË - Nëpërmjet një mesazhi, Presidenti i Republikës, Bamir Topi shprehu sot ngushëllimet për ndarjen nga jeta të koreografit të shquar dhe ish-udhëheqësit artistik të Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit, Agron Aliaj.
Zyra e shtypit e presidencës bëri të ditur se në mesazhin e tij ngushëllues, kreu i shtetit shprehet se “me këtë rast dëshiroj të shpreh njëkohësisht konsideratën më të lartë personale dhe institucionale për profilin e lartë profesional, por dhe njerëzor, të profesorit të pasionuar të baletit dhe babait e bashkëshortit shembullor".
Topi thekson se "në kujtesën e të gjithë artdashësve shqiptarë, të atyre që për dekada të tëra ndoqën, vlerësuan dhe duartrokitën veprat koreografike, që me përkushtim të madh u vunë në skenat shqiptare e të huaja nga baletmaestri Aliaj, do të mbeten përherë të skalitura në mendjet e shqiptarëve dhe do të jenë shembull i papërsëritshëm i çuarjes përpara të profesionit të vështirë e të bukur të baletit nga brezat e ardhshëm".
(er.nu/BalkanWeb)