E Shtunë, 31 Tetor 2026

I.Rama-Leskaj: Rritje të bashkëpunimit midis institucioneve

TIRANE - Bashkëpunimi mes Prokurorisë së Përgjithshme dhe Kontrollit të Lartë të Shtetit është diskutuar gjerësisht në takimin mes krerëve të dy institucioneve, Ina Rama dhe Bujar Leskaj.

Takimi është zhvilluar në Prokurori, kryeprokurorja Rama dhe kreu i KLSH-së vlerësuan punën e përbashkët kundër abuzimit dhe korrupsionit, teksa kërkuan rritje të bashkëpunimit.

Gjithashtu u trajtuan edhe problematika të ndryshme për çështje të veçanta si nga ana e Prokurorisë ashtu edhe të KLSH, zgjidhja e të cilave ndikon në rritjen e efikasitetit të rezultateve kundër këtyre fenomeneve negative të shoqërisë.

Në takimin midis Prokurorit të Përgjithshëm, Ina Rama dhe Kryetarit të KLSH, Bujar Leskaj, u diskutua gjithashtu edhe mbi referencat për nënshkrimin e një Marrëveshjeje Bashkëpunimi midis dy institucioneve me synimin e forcimit së bashkërendimit të punës.

(er.nu/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›