Reali, Arsenali e Liverpooli pas mbrojtësit francez

Dy gjigantët botëror, Real Madridi dhe Arsenali, janë në kërkim të mbrojtësit të Parmës,francezit me prejardhje tuniziane Yohan Benalouane.
Raportohet se së fundmi Realit dhe Arsenalit, në garë për shërbimet e këtij mbrojtësi i është bashkangjitur edhe Liverpooli.
Pavarësisht këtyre interesimeve, lojtari është shprehur shumë i lumtur që është te Parma. “Unë jam shumë i lumtur këtu, dhe prioriteti im çdo herë ka qenë Parma, edhe pse jam krenar me ofertat që kam pranua. Real Madridi? Kjo do të thotë që unë kam punuar shumë, por jam i lumtur te Parma”, tha mbrojtësi./inddeksonline/