E Diel, 1 Nëntor 2026

Guardiola: Nuk shqetësohemi, gabime që korrigjohen

Trajneri i Bayern Munich, Pep Guardiola, tha se kampionët e Europës janë të pashqetësuar, pavarësisht humbjes 4-2 ndaj Borussia Dortmund në Superkupën e Gjermanisë, një përsëritje e finales dramatike të majit, në Champions League.

Kjo ishte humbja e parë e spanjollit, që kur ka marrë drejtimin e bavarezëve nga Jupp Heynckes, i cili sezonin e kaluar e udhëhoqi Bayern Munich, duke e bërë ekipin e parë gjerman, që fiton “tripletën” e titujve të Bundesligës, Kupës dhe Champions-it.

“Përgjithësisht, jam i kënaqur me performancën e ekipit”, tha 42-vjeçari, ish-trajner i Barcelonës, i cili pësoi humbjen e parë në 10 ndeshje para-sezonale, që nga muaji i kaluar kur mori drejtimin e bavarezëve.

“Ne luajtëm mirë dhe ajo çfarë ndodhi, erdhi si pasojë e situatave individuale. Edhe pse ne humbëm, nuk besoj se Dortmund ishte më mirë se ne. Kemi ende 10 ditë për t’u përgatitur për fillimin e Bundesligës dhe për të korigjuar gabimet tona të vogla”./indeksonline/ 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›