E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ja ndeshjet e para në Serie A

Skuadrat e Serie A e kanë që nga sot në dorë kalendarin për këtë edicion. Liga e futbollit italian do të filloj sivjet pa derbi.

Juventusi do të filloj mbrojtjen e titullit në sfidën si mysafir ndaj Sampdorias. Milani poashtu do të jetë mysafir ndaj Veronës.

Interi e fillon kampionatin me ndeshjen ndaj Genoas. Roma udhëton në javën e parë në Livorno ndërsa Napoli i Benitez e pret Bolonjën. Fiorentina në javën e parë takohet me Catanian./Indeksonline/ 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›