E Shtunë, 31 Tetor 2026

BBC Shtohet tensioni ne prag te protestes

Media britanike BBC njofton se jane ashpersuar ndjeshem deklaratat nga kampet kundershtare ne prag te protestes se paralajmeruar te opozites te premten. Shkak duket se eshte bere nje deklarate e pak diteve me pare e kreut socialist Edi Rama i cili tha se populli mund ta tejkalojne politiken nese ajo nuk e zgjidh situaten. Kjo deklarate provokoi reagime te shumices qeverisese e cila e akuzoi opoziten se kerkon ta marre pushtetin me dhune. Kryeministri Sali Berisha tha se keto deklarata nuk e impresionojne. Ne nuk kercenojme njeri por edhe nuk kercenohemi tha zoti Berisha para perkrahesve te tij entuziaste gjate nje vizite ne qytetin e Beratit. Zoti Rama reagoi duke thene se opozita nuk kishte asnje synim qe te largonte qeverine me dhune. Permes demonstratave nuk kerkojme permbysjen e pushtetit me dhune dhe as kthimin e nje qeverisjeje pa zgjedhje por thjesht largimin e kesaj qeverie rikthimin e demokracise ne parlament dhe zgjedhje te reja ku fitojne ata qe populli zgjedh tha zoti Rama. Zyrtare te larte te ministrise se brendshme kane bere te ditur se po marrin masa per te parandaluar cdo akt dhune gjate demonstrates se opozites.
Ky eshte nje vend i lire dhe qytetaret e ketij vendi kane te drejte te demonstrojne paqesisht tha ministri i Brendshem Lulzim Basha. Por cdokush qe shkel ligjin do te perballet me forcen e ligjit tha ai. Situata e krijuar po ndiqet me vemendje edhe nga komuniteti nderkombetar. Ambasada amerikane ne Tirane leshoi nje deklarate ku nder te tjera thuhet se mbeshtet cdo lloj forme proteste te popullit gjithmone nese ato nuk jane te dhunshme dhe respektojne institucionet. Por ne kete dokument shprehet shqetesimi per deklaratat e leshuara se fundi nga udheheqesit shqiptare dhe vleresohet se ato permbajne retorike te papranueshme dhe shprehje dhune nga e cila nuk fiton populli shqiptar.
Perdorimi i retorikes provokuese dhe sugjerimi apo tolerimi i ndonje forme dhune eshte ne dem te popullit te Shqiperise vlereson deklarata. Populli shqiptar meriton me mire se kaq. Ai ka punuar me seriozitet dhe durim drejt permbushjes se reformave per te cilat ka nevoje urgjente dhe perparimin e vendit te tyre e permbushjen e aspiratave te tyre demokratike vlereson deklarata e ambasades amerikane ne Tirane.



Më shumë nga Politika

Të gjitha ›