Deshton mbledhja per buxhetin shkak mungesa e keshilltareve
GJIROKASTR- Deshton mbledhja e pare dhe me e rendesishme e Keshillit Bashkiak te Gjirokastres gjate te ciles do te diskutohej buxheti i bashkise per vitin 2011. Sipas ligjit per zhvillimin e saj duhej te ishin te pranishem te pakten 13 anetare nga 25 qe ka ky keshill por ne fakt kane qene te pranishem vetem 12 te cilet kane pritur per me shume se nje ore e gjysme per plotesimin e numrit te nevojshem.
Ne mbledhje kane munguar tre keshilltare socialiste si dhe gjithe anetaret e spektrit te djathte te cilet e kane cilesuar projekt-buxhetin e hartuar si elektoral dhe betonizues. Per kreun e keshilltareve te Partise Demokratike bojkoti do te vijoje. Me nje mazhorance te theksuar te te dy kraheve te majte e te djathte ky projekt-buxhet qe ishte thjesht betonizues elektoral eshte bojkotuar. Ai nuk ishte keshilluar me komisionet perkatese grupet e interesit dhe shoqerine civile dhe ne te mungonin elemente shume te rendesishem per funksionimin e jetes ne qytet. Per kete arsye ne do te vazhdojme ta bojkotojme dhe do te votojme kunder deri sa te plotesohen kerkesat qe jane ne funksion te zhvillimit pozitiv te qytetit ka theksuar obani. Pas gati dy ore pritjeje eshte vendosur qe mbledhja te shtyhet per javen e ardhshme.