Sot Shqiperia kunder hajduteve
Ka nje perpjekje te pushtetit per te ndjelle dhunen sot. Berisha po ben sa mundet me retoriken e tij prej rrahagjoksi qe nuk i hap rruge njeriu ndersa partneri i tij ne pushtet mori atributet e Ministrit te Brendshem dhe njoftoi per rekrutime grupesh kriminale ne disa qytete prej opozites.
E gjithe kjo mermerime pushteti kunder demonstrimit te sotem ne te vertete nuk eshte as burreri dhe as frike nga pushteti por thjesht nje lloj ankthi.
Ata ne te vertete nuk dine se cfare duan te ndodhe sot. Kur mendojne qe mund te shetisin njeqind mije vete rrugeve te Tiranes dhe te mos ndodh asgje gezohen me vete por do te nxitojne te merzisin mbeshtetesit e opozites me fjalet frikacake etj. Kur mendojne se dikush prej atyre qindra mijera veteve mund te humbase durimin dhe ti vere shkendijen perleshjeve dhe qeveritaret tremben por shpresojne qe te gezohen nga akuzat e gatshme qe kane bere per destabilizim.
Paqartesia e tyre se si eshte mire te jete e premtja e sotme per ta eshte ne te vertete ne bazen e gjithe retorikes kercenuese qe mbushi ekranet keto tri dite. shte kjo paqartesi qe po i detyron ata te shfaqen si nje shtet politik para qytetareve ku nje ish.zevendeskryeminister i shkarkuar si hajdut nga detyra javen e shkuar ben rolin e kryepolicit te regjimit ndersa nje kryeminister qe i ka shokuar qytetaret me rreshqitjen e tij psikike betohet duke u cjerre me ze te lart per normalitet.
Nuk e dime si do te jete kjo e premte. Nuk dime nese qytetaret do te demonstrojne dhe do te ikin ne shtepi apo do te ulen ne bulevard. Nuk dime nese Berisha do te guxoje te dale ne dritare ti perqeshe dhe ata ta tolerojne. Nuk dime nese Familja Berisha do te largohet nga Tirana apo do te rri ne shtepi per te pare nga afer protestat. Nuk dime nese familjet e Metes do te marrin masa mbrojtese apo e ndjejne veten te qete.
Por dime qe njerezit jane zemeruar me qeverisjen dhe qeveritaret dhe do te dalin ne rruge.
Kishte dhjetera menyra per tu ndalur deri me sot. Bile me kete opozite te moderuar qe ka Shqiperia kishte mundesi qe populli mos ta njihte kurre perplasjen ne rruge. Por Berisha e ka sjelle ceshtjen tek rruga.
Ai konsumoi per nje vit e gjysme shansin per dialog politik rreth transparences se zgjedhjeve dhe po konsumon me cinizem avokatine e nje plackitje publike te shqiptareve qe u shfaq me ze dhe figure ne ekranet shqiptare nga njerezit e tij. Dhe njerezit per kete do te dalin sot ne rruge.
E sigurt eshte se askush nuk del as per te vrare as per te vjedhur dhe as per tu pasuruar por dalin kunder vrasjeve qe po shtohen perdite kunder cmimeve qe po kapin qiellin kunder plackitjeve qe po rrenojne vendin perdite dhe kunder pasanikeve te rinj te Familjes Berisha qe po behen pronare de facto te Shqiperise.
Sali Berisha dhe Ilir Meta mendojne se jane duke provokuar Edi Ramen apo aleatet e tij duke shpikur lloj- lloj skenaresh. E kane gabim. Kjo opozite ka dhene prova te panevojshme per te na mbushur mendjen te gjitheve qe eshte ashtu si eshte.
E sigurt eshte se askush ne kete vend nuk mund te vije ne pushtet permes dhunes por me e sigurt po behet psikoza se kur ne nje vend humbet shpresa per te ndryshuar pushtetin me zgjedhje dhuna kthehet ne alternative te rrezikshme. Berisha po e ndjell dhunen. Po e ndjell me shprese dhe makth me shprese se do te jete aq pak sa ti beje pune atij dhe te mos ndihmoje kundershtaret.
Do te ishte me mire mos ta ndillte ate se me kete opozite te pafuqishme politike per te menaxhuar pakenaqesine popullore qe ka tejkaluar aspiratat e opozites Zoti na ruajt nese nje shkendije i ve zjarrin situates.
Sot ne rruge nuk do te dalin as hajdute as vrases as banda. Ne rruge do te dalin qytetaret e zemeruar. Nese ata provokohen nga hajdute apo bandite eshte keq per pushtetin. shte keq per te gjithe ne qe cdo ore qe kalon kemi me pak fuqi per te qene perfaqesues te ketij zemerimi. unat e Bllokut te Berishes jane kthyer ne nje neveri per qytetaret shqiptare njesoj si cunat e Bllokut te Enverit ne vitin 1990. Shpresojme qe kjo e premte te jete nje dite e bardhe per qytetaret shqiptare te zemeruar qe ata te ndjehen zot te vetes se tyre. Por nese Berisha e do medoemos te Premte te Zeze duhet tia heqim kete kenaqesi. Qofte dhe me dhune.