E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

BBC: Ukraina: Bisedimet me SHBA-në “shumë konstruktive”

LONDËR, 11 mars /ATSH/- Bisedimet në Arabinë Saudite janë duke u zhvilluar – me pjesëmarrjen e delegatëve amerikanë dhe ukrainas duke folur aktualisht në një qendër konferencash në hotelin “Ritz Carlton” në Xhedah, sipas BBC.

Një ndihmës i lartë i Zelensky tha se bisedimet me SHBA-në për përfundimin e luftës në Ukrainë kanë qenë “shumë konstruktive” deri më tani.

Gjithashtu, sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio tha se bisedimet do të ishin “të mira”, ndërsa ai po nisej në Xhedah, Arabi Saudite.

“Takimi pason një seri sulmesh me dron në Rusi gjatë natës që kanë vrarë të paktën tre persona”, sipas zyrtarëve.

Ukraina gjithashtu u sulmua mbrëmë – pasi autoritetet rajonale raportuan sulme në Odesa, Sumy, Kherson dhe Donetsk.

Forcat ajrore të vendit thanë se 126 dronë dhe një raketë balistike “Iskander” u përdorën në total – shumica e të cilave ishin rrëzuar.

Ukraina thotë se do të miratojë një “ton konstruktiv” me këto bisedime.

Për, Kievin kjo është më shumë si “përpunim i operacionit” – duke u përballur me Donald Trump dhe Shtëpinë e Bardhë pas atij debati të tensionuar publik në Zyrën Ovale disa javë më parë.

Pala amerikane, thotë se bisedimet po duken pozitive, po ecin në rrugën e duhur, por këto do të jenë diskutime shumë të vështira.

Gjatë takimit të delegacioneve amerikane dhe ukrainase ku do të diskutohet e ardhmja e Ukrainës do të shqyrtohen ato që quhen “protokollet e sigurisë” dhe “çështjet territoriale”, të cilat mund të përkthehen si – ajo që Amerika është e gatshme t’i japë Ukrainës, për aq kohë sa ajo është e gatshme t’i japë Rusisë territore të caktuara.

Deri më tani, Ukraina ka hezituar shumë për të hyrë në detaje, por nuk ka zgjidhje tjetër veçse të përfshihet në këto bisedime për shkak të mbështetjes së vazhdueshme të Evropës dhe Ukrainës në fuqinë ushtarake të SHBA-së.

Pas këtij takimi në Saudi, i dërguari i posaçëm i SHBA-së, Steve Witkoff mund të takohet me presidentin rus, Vladimir Putin në Moskë këtë javë.

Nëse Ukraina dhe SHBA-ja bien dakord për një “kornizë paqeje”, a do të jetë edhe Rusia? //a.i/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›