E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

SHBA – Trump: Tarifa 50% më të larta për çelikun dhe aluminin që importohen nga Kanadaja

UASHINGTON, 11 mars /ATSH-DPA/ – Presidenti i SHBA-së, Donald Trump planifikon të vendosë tarifa shtesë të larta për importet e çelikut dhe aluminit nga Kanadaja.

Njoftimin Trump e postoi në platformën e tij Truth Social.

“Bazuar në faktin që Kanadaja po vendos një tarifë 25% për energjinë elektrike që vjen në Shtetet e Bashkuara, unë kam udhëzuar sekretarin tim të Tregtisë që të shtojë një tarifë shtesë prej 25% në 50%, për të gjithë çelikun dhe aluminin që vjen në SHBA përmes Kanadasë”, shkroi ai.

Trump argumenton se importet e tepërta të çelikut dhe aluminit kërcënojnë sigurinë kombëtare të SHBA.

Ai gjithashtu akuzon Kinën se ka përmbytur tregun global me metal të lirë.

Në postimin e Truth Social, presidenti amerikan shprehu zhgënjimin e tij me ato që ai i konsideronte tarifat tepër të larta të vendosura nga Kanadaja dhe kritikoi shpenzimet e vendit fqinj për sigurinë kombëtare, duke i quajtur ato shumë të ulëta.

Ai përsëriti synimin e tij që Kanadaja të bëhet një shtet i Shteteve të Bashkuara, një kërkesë që ka ngjallur kritika dhe protesta të forta për javë të tëra.

Sipas të dhënave të fundit, rreth një e katërta e çelikut të përdorur nga sektori industrial në Shtetet e Bashkuara importohet.

Për aluminin, kjo shifër tejkalon 40%.

Përqindja është dukshëm më e lartë për aluminin e cilësisë së dytë, i cili vjen nga materiali i ricikluar./  /os/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›