E Diel, 1 Nëntor 2026

BBC, sondazhi: Gjermania, vendi më pozitiv

gjermaniaGjermania është kombi më i dashur në botë, apo më saktë ai që shihet si më pozitivi, në sondazhin e përvitshëm për Vlerësimin e Vendeve, të organizuar nga BBC. 

Më shumë se 26 mijë njerëz anembanë botës iu përgjigjën sondazhit. Atyre iu kërkua të votonin 16 vende dhe Bashkimin Europian, nëse influenca e tyre në botë ishte kryesisht pozitive, apo kryesisht negative.

Gjermania zuri vendin e parë me 59% të vlerësimeve si vend pozitiv, ndërsa Irani ishte sërish një nga vendet e para negativisht, madje më i keqi.

Pikëpamja globale për vendet më të mëdha të Europës është rritur ndjeshëm në 2013-n, sipas këtij sondazhi, i cili u zhvillua me ndihmën e GlobeScan dhe PIPA, që ndërmorrën intervista të drejtpërdrejta dhe telefonike, me njerëz të përzgjedhur rastësisht, kryesisht në qendrat urbane të 25 vendeve anembanë botës,transmeton “TCh”.  P.K

harta

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›