E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rita me flokë blu si PD-ja e Berishës

oraaaNuk e dimë a po i bën qejfin vetes, apo edhe ngjyrës partiake të kryeministrit të Shqipërisë që i bëri një superpritje nëntorin e kaluar. Është fjala për ngjyrën blu të flokëve të yllit Rita Ora, e cila është shfaqur kështu duke postuar një foto në Twitterin e saj. Sa shumë do të gëzohet Sali Berisha, madje do të komentojë edhe ai te rrjeti social i Ritës dhe do ta quajë atë dashamirësi e ngjyrës blu të partisë së tij, megjithëse këngëtarja ndoshta ka ndonjë plan apo projekt të karrierës muzikore, që nuk ka të bëjë aspak me ngjyrat partiake të partive shqiptare,thekson “KS”.  P.K

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›