E Shtunë, 31 Tetor 2026

Alcatel do ta mirëmbajë rrjetin e PTK-së

Rrjeti mobil dhe fiks i Postes dhe Telekomit të Kosovës do të mirëmbahet nga operatori udhëheqës i telekomunikacionit në Kosovë, Alcatel-Lucent. Kjo marrëveshje bashkëpunimi u arrit të enjten mes drejtuesve të dy kompanive.

Drejtori i PTK`së, Shyqyri Haxha, deklaroi së marrëveshja do të ndikojë direkt në vlerën e kompanisë dhe në shërbimet, të cilat PTK u ofron konsumatorëve të vet.
“Me këtë marrëveshje, të gjitha problemet dhe dyshimet mbesin në histori dhe se PTK dhe Alkatel fillojnë një fazë të re të bashkëpunimit”, pohoi Haxha
Nga ana tjetër, shefi i Alcatel-Lucent, Raoul Ros, tha së me ketë marrëveshje do të përfitojë operatori Vala si dhe konsumatorët e PTK`së nga shërbimet e reja dhe me cilësore që do t’u ofrohen.

“Kjo marrëveshje mundëson operim të rrjetit pa probleme dhe në mënyrë të perfeksionuar. Me këtë marrëveshje, “Vala” do të jetë më e fortë dhe ngrit konkurrencën e saj”, pohoi Ros.

Ndërkaq, ambasadori i Francës në Kosovë, Jean François Fitou, tha se Kosova ka nevojë për partneritete të tilla me kompanitë franceze. Sipas tij, bashkëpunim ka pasur edhe në kohët më të vështira, kur kompanitë tjera nuk kanë qenë të gatshme të operojnë në Kosovë. “Në përjashtim të shumë vështirësive, e tashmja dhe e ardhmja pritet të jetë më e ndritur në ndërtimin e të ardhmes së qytetarëve”, tha ai.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›