E Diel, 1 Nëntor 2026

BB:Rreziku i ri ndaj ekonomisë, vetëkënaqësia

Presidenti i Bankës Botërore, Robert Zoellick, thekson se rreziku i ri që i kanoset ekonomisë botërore është "vetëkënaqësia" dhe u bëri thirrje liderëve të G20-s të integrohen më mirë në bisedimet e tyre vendet në zhvillim."Rreziku i ri nuk është më rënia e lirë, por vetëkënaqësia", shkruan Zoellick sot në një artikull të publikuar në "Financial Times". Ndërkohë që kryetarët e shteteve të G20-s janë mbledhur në Pitsburg, në Shtetete Bashkuara, Zoellick thekson se nëse "samiti i Londrës e ka ndaluar rënien, liderët duhet të shkojnë më tej duke hedhur themelet e një 'normaliteti të ri' për rritjen dhe për një globalizim të qëndrueshëm"
"Në Londër duhet të gjendej ekuilibri lidhur me një linjë të përcaktuar qartë, në Pitsburg duhet të tregojmë se jemi të gjithë palë që marrim përsipër përgjegjësi", deklaroi ai, duke shtuar se "nëse Londra ishte një samit kushtuar sektorit financar, duhet të përpiqemi që samiti i Pitsburgut t'u kushtohet të varfërve".
Zoellick inkurajon G20 të pranojë që vendet në zhvillim janë një pjesë themelore e zgjidhjes", ndërkohë që "konsumatori amerikan nuk mund të jetë më motori i kërkesës, që Evropa dhe Japonia kanë vështirësi" dhe se në Kinë "rritja e kreditit mund të paraqesë probleme vitin e ardhshëm".
Ai i fton liderët të pranojnë se një "ekonomi e ekuilibruar ka nevojë për shumë pole rritjeje", të ndihmuar nga "investime të mjaftueshme në infrastruktura, energji, zgjerim i sektorit privat", sidomos të vendeve në zhvillim. Zoellick i nxit vendet e G20-s të angazhohen lidhur me ndihmën për këto vende përballë ndryshimit të klimës dhe të veprojnë pas angazhimit për ndihmë ushqimore prej 20 miliardë dollarësh të marrë nga G8-a.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›