E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjendet thesari gjigand, një 55-vjeçar nga Anglia, i pasur pas 37 vitesh kërkim

Ai ishte një i papunë i thjeshtë, por tregoi se ka ditur t'i shfrytëzojë më së miri orët e lira të ditëve të tij, pa një aktivitet pune. Një britanik me emrin Terri Herbert, duke përdorur një detektor kërkues-metalesh, ka zbuluar një thesar të rëndësishëm arkeologjik anglo-sakson të panjohur nga historia. Thesari ndodhej në një fushë në Anglinë Qendrore. Thesari përmban të paktën 1 350 objekte të cmueshme, nga të cilat shumica janë prej ari dhe argjendi. 55-vjecari i papunë, ka bërë zbulimin sensacional korrikun e kaluar në kontenë e Stafordshajër, teksa kërkonte në tokën e një miku me mjetin e tij metal-kërkues. Bëhet fjalë për një passion të Territ, passion i kultivuar që kur ishte 18 vjec. Thesari, përvecse i majmë, është edhe i lashtë. Ai i përket periudhës së shekullit VII. "Miqtë e mi më thonin gjithnjë se nëse kishte një copë të artë në tokë, atë do ta gjeja unë. Kam frikë që të mendoj për atë që do të thonë kur të marrin vesh lajmin", tha Herbert. Zbulimi i tij, rëndësia e të cilit është e krahasueshme me atë të varrit të faraonit Tutankamen, përmban materiale lufte që prezantojnë dekorime komplekse prej ari. Thesari përmban rreth pesë kilogram ar, 2.5 argjend, dhe një sasi të madhe gurësh të cmuar. Vlerësimi i tij total monetary kërkon një vit të tërë kohë. Një pjesë e zgjedhur e thesarit do të ekspozohet përkohësisht në muzeun e arteve në Birmingem nga datat 25 shtator deri më 13 tetor. "Sasia e arit është mbresëlënëse, por më e rëndësishme është punimi i objekteve, i cili është perfekt. Ishte shumë më shumë se ajo që anglo-saksonët dinin të bënin. Por gjithësesi ata ishin shumë të zotë për këtë", shpjegon Kevin Lehi, ekspert i këtij sektori. "Me shumë siguri, ato i përkisnin aristokracisë ose familjeve mbretërore anglo-saksone", shtoi ai. Megjithatë, Herbert do ta ndajë vlerën financiare të thesarit me të zotin e tokës.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›