E Shtunë, 31 Tetor 2026

Euro arrin pikun, blihet 135 e shitet 138 lekë

Sot euro ka arritur pikun në tregun e këmbimit valutor. Ajo është blerë me 136 lekë dhe është shitur me 138 lekë. Ndërkohë që një vit më parë një euro është blerë me 124 lekë dhe është shitur me 124.5 lekë. Ditët e fundit euro ka pësuar një rritje të vazhdueshme e cila sipas të gjitha gjasave do të vazhdojë edhe me gjatë siç ka deklaruar edhe dekani i fakultetit ekonomik. Pavarësisht forcimit që euro po pëson kundrejt lekut, Guvernatori Fullani e ka përcaktuar të gjithë këtë si një ndryshim normal që ndodh ne tregun e këmbimit valutor.Tregtarët e valutës e përcaktojnë këtë rritje të euros si ndër më të rrallat që prej futjes së saj në qarkullim. Specialistët deklarojnë se dobësimi i lekut ka ardhur si rezultat i uljes së dërgesave monetare të emigrantëve si pasojë e krizës ekonomike që ka përfshirë mjaft vende.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›