BDI: Do të padisim akademinë maqedonase
“Ali Ahmeti personalisht, por edhe Bashkimi Demokratik për Integrim si parti do të padisin ASHAM-in për insinuatat dhe gënjeshtrat e prezentuara në Enciklopedinë.Padia do të jetë jo vetëm për shpifjet për Kryetarin Ahmeti për gjoja krime lufte, por edhe për gënjeshtrat dhe pasaktësitë që përmban Enciklopedia për origjinën dhe autoktoninë e shqiptarëve”, theksoi Ademi.
Ademi thotë se në Enciklopedi ka aq shumë pasaktësi, budallallëqe dhe aq shumë idiotizëm e shovinizëm saqë njeriu duhet patjetër të mendohet thellë se pse ndodh kjo…
“Cfarë porosie dëshiron të përcjell ASHAM-i me këtë? Të vihet sot në pikëpyetje origjina dhe autoktonia e shqiptarëve këtë mund ta bëjnë vetëm njerëz të cilët nuk marrin erë nga shkenca, nga historia dhe historiografia nuk e kanë as germën h.”, thotë Ademi.
Nga Bashkimi Demokratik për Integrim thonë se nuk do të rrinë duarkryq dhe indiferent ndaj këtij sulmi primitiv të akademikëve maqedonas, por do t’i ndërmerr të gjitha masat që të korrigjohen gabimet, gënjeshtrat, shtrembërimet dhe budallallëqet e këtij publikimi të shtypur me paratë e popullit. (ina/start)