Enciklopedia, Thaçi: Imitim qesharak i Beogradit
Ai theksoi se subjekti që drejton do të punojë për të ngritur Akademinë Shqiptare në Maqedoni. Lideri i PDSH-së deklaroi se kjo enciklopedi që fyen dhe poshtëron kombin shqiptar është tentim qesharak për të emituar akademinë serbe.
"Imitim qesharak i Francuska 7 e Beogradit. Është i mjerë ai popull që ka një akademi të këtillë. Këta duke tentuar t'i vendosin vetulla popullit të vet, si duket ja nxjerrën sytë. Sa u përket shqiptarëve nuk është kjo për t'u brengosë shumë, shqiptarët duhet ta kenë akademinë e vet shqiptare në Maqedoni, tash më është e qartë. E fundit mendoj se bash kryetar të vërtet të kësaj akademie janë zoti Gruevski dhe zoti Ahmeti, atë enciklopedi le ta marrin tek shtëpitë e veta se ndryshe nuk funksionon për askënd", deklaroi Thaçi. (ina/start)