Festa e Bajramit, Topi: Kulmi i pastrimit shpirtëror
Kreu i shtetit takoi dhe uroi Kryetarin e kësaj Bashkësie, Haxhi Ing. Selim Muça dhe më pas vizitoi dhe Kryegjyshatën Botërore Bektashiane, ku u prit përzemërsisht nga Kryegjyshi botëror i bektashinjve, Baba Reshat Bardhi.
“Uroj që Fiter Bajrami, kjo ditë e pastrimit dhe dlirësisë shpirtërore, që vjen pas muajit të shenjtë të agjërimit e përkushtimit, të na ketë gjetur më të mirë e më të ndershëm, plot dashuri për familjet e të afërmit e me më tepër patriotizëm për Shqipërinë! - u shpreh Kryetari i Shtetit në këtë ditë feste për të gjithë besimtarët myslimanë, duke shtuar se harmonia dhe tolerance fetare, festimi i përbashkët i festave fetare përbëjnë disa nga tiparet e vyera të bashkëjetesës së kombit tonë, që ne i kemi trashëguar nga të parët tanë dhe me të cilat do të pasurojmë akoma edhe më shumë vlerat të familjes së përbashkët evropiane, pjesë e së cilës do të jemi edhe formalisht së shpejti”, tha ndër të tjerash Topi.
Ai shtoi para mediave, se “sot është kulmimi i ditës së pastrimit apo kthjellimit të shpirtit, mbas një sakrifice të gjatë agjërimi dhe ju e dini që në kushtet e sivjetshme, agjërimi ka qenë vërtet një sakrificë e veçantë. Por besimtarët myslimanë, që kanë raporte shpirtërore me Zotin, pavarësisht nga vështirësitë e motit, kanë ditur ta përballojnë dhe ky është mesazhi më i mirë i forcës së karakterit, i forcës së shpirtit, i asaj që përcjell Zoti tek të gjithë ne.”