Reagon Kosova: Enciklopedia maqedonase antishqiptare
“Lidhur me skandalin e fundit të shkaktuar nga Akademia Maqedonase e Shkencave dhe e Arteve me Enciklopedinë që përmban frymë dhe përmbajtje antishqiptare, e me këtë implikon zhvillime të mëtejme jo vetëm për rrethanat kulturore e shkencore në Maqedoni e në rajon, po edhe për zhvillimet ndëretnike e ndërshtetërore, Kryesia e ASHAK-ut shpreh keqardhje dhe brengosje. Shpërdorimi i Enciklopedisë dhe enciklopedizmit për llogari të paragjykimeve etnike mund të jetë vetëm rezultat i urrejtjes dhe të mbjellë urrejtje”, thuhet në deklaratën e Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës.
Kryesia e ASHAK-ut ka besuar se qëndrimet antishqiptare të një pjese të Akademisë Maqedonase kishin marrë fund para disa vitesh me largimin e ish-Kryetarit të saj që kishte kërkuar ndarjen e vendit dhe shpërngulje të popullatave.
“Me keqardhje konstatojmë se fyerjet ndaj popullit shqiptar që u bënë publike nga kjo Enciklopedi flasin për zhvillime shoqërore e ‘shkencore’ të papajtueshme me synimet e deklaruara europiane të Maqedonisë. Gafat elementare në paraqitjen e historisë, vlerësimet primitive shoviniste të popullit tjetër të kujtojnë kohë të kaluara e të errëta.Shprehim habinë si ka qenë e mundshme që në hartimin e Enciklopedisë së Maqedonisë popullata e dytë më e madhe e saj të mos jetë e përfaqësuar në mënyrë të dinjitetshme që ta artikulojë mendimin dhe qëndrimin për historinë e vet”, vijon.
Sipas ASHAK-së, veprimet primitive të shtrembërimit të së kaluarës së popullit shqiptar, të përvetësimit të trashëgimisë së tij dhe të popujve të tjerë për ta madhëruar historinë e vet, e të ngjashme, flasin për shkallën në të cilën është katandisur kjo pjesë e shkencës në Maqedoni, që të kujton frymën e Akademisë Serbe të Shkencave dhe të Arteve.
“Ky skandal i pashembullt për nivelet akademike shtyn të mendohet me tërë seriozitetin për pozitën e shqiptarëve në Maqedoni. Në raportet tona me Akademinë e Shkencave dhe të Arteve të Maqedonisë në të kaluarën ka pasur bashkëpunim, ndërsa në dekadën e fundit ASHAK-u i ka bërë të gjitha përpjekjet që të zhvilloheshin kontakte dhe marrëdhënie sa më miqësore. Në të ardhmen qëndrimi i ASHAK-ut për këto raporte do të varet edhe nga qëndrimet që do të shprehë kjo Akademi ndaj shqiptarëve dhe ndaj kulturës shqiptare”, thuhet në fund të reagimit.