E Diel, 1 Nëntor 2026

Topalli: Kjo ditë mbart vlera të mëdha njerëzore

“Në këtë ditë shumë të bukur të gjithë ndihemi më mirë duke nderuar atë periudhë sakrifice të besimtarit që mbart në thelb vlera të mëdha njerëzore, vlerën e të kuptuarit të atij që nuk ka dhe është në nevojë" u shpreh zonja Topalli, duke shprehur kënaqësinë e të ndarit të kësaj feste me të gjitha komunitetet fetare.

"Kjo është vlera e Shqipërisë, dhe e shqiptarëve, të jemi gjithmonë bashkë dhe në harmoni" cilësoi Kryetarja e Kuvendit duke e vlerësuar këtë harmoni si një "një model të cilin ne shqiptarët mund ta përcjellim edhe përtej kufijve tanë, për t’i ë dhënë mesazhin e tolerancës dhe paqes".

                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›