E Diel, 1 Nëntor 2026

BDI: S'ka krizë institucionale as politike

Kryesia e Këshillit të Përgjithshëm të BDI-së në mbledhjen e saj që u mbajt sot ka analizuar krizën politikë në vend si dhe kërkesat e fundit nga partitë opozitare për zgjedhje të parakohshme parlamentare dhe riformatim të qeverisë në bazë të vullnetit të opozitës

Pas përfundimit të këtij takimi, organi më i lartë partiak i BDI-së ka dal me konkludimin se, vendi është në situate stabile politike dhe institucionet funksionojnë konform kushtetutës dhe ligjit

“Qeveria e Maqedonisë, ka legjitimitetin e pastër të shumicës, duke përfshirë edhe shumicën e dyfishtë etnike nga zgjedhjet e fundit parlamentare ku qytetarët aprovuan programet e dy partive politike fituese, program i cili u transformua në program qeveritar dhe ata presin që ai duhet të implementohet deri në fund”, konstatoi Kryesia e Këshillit të Përgjithshëm të BDI-së.

BDI thekson se, në aktivitetin e saj 10 vjeçar ka dëshmuar se gjithmonë kur ajo organizon zgjedhje të cilitdo nivel ato janë të qeta, fer dhe demokratike. Edhe këtë radhë theksojnë se ky subjekt politik do merr përgjegjësi të lartë morale dhe politike për të garantuar zgjedhje në të cilën do të implementohen standardet më të larta të rekomanduara nga OSBE/ODIHR

“Ftojmë opozitën që të kthehet në institucione që bashkërisht të debatohet dhe të zgjidhen sfidat me të cilat ballafaqohet vendi dhe qytetarët e R. Maqedonisë. Mbetemi të përkushtuar në realizimin e objektivave strategjike të vendit për integrime euroatlantike dhe përmirësimin e standardit jetësor të qytetarëve”, konstaton BDI./Indeksonline/

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›