Skandal i ri i MPB-së, ryshfet kompanisë “Iliricum-A”

Pronari i “Iliricum -A” Rexhep Krasniqi i cili ishte fitues i tenderit për riatdhesim nga Ministria e Punëve të Brendshme pranon se zyrtarë të kësaj ministrie i kishin kërkuar atij ryshfet që ta vazhdojë kontratën.
Krasniqi në KTV ka pohuar se e ka njoftuar MPB-në.
“E kam njoftuar nivelin e lartë të kësaj ministrie. Më kanë kërkuar ryshfet ashtu siç dinë këta të kërkojnë. E tëra bëhej që të vazhdonte kontrata”
Ministri Bajram Rexhepi ka rekomanduar gazetarët që ta pyesin sekretarin e përgjithshëm për këtë punë.
Avokati i Krasniqit, Tomë Gashi ka sërish ka akuzuar prokuroren Drita Hajdari. Sipas tij, ajo i ka humbur një pjesë të provave.
Prokurorja Hajdari e ka mohuar.
“Illiricum-A” i ishte ndërprerë kontrata vitin e kaluar pa ndonjë paralajmërim./Indeksonline/