E Shtunë, 31 Tetor 2026

Thaçi: Rrugët e Kosovës me standarde moderne

Kështu u shpreh sot Kryeministri Hashim Thaçi, i cili i shoqëruar nga Ministri i Transportit dhe Postë telekomunikacionit, Fatmir Limaj, vizitoi zhvillimet e punimeve në aksin rrugor Prishtinë Shkabaj, e cila është pjesë e autostradës Prishtinë Mitrovicë.

Qeveria e Republikës së Kosovës, vijoi Thaçi, është duke investuar nga buxheti i saj në investimet dhe projektet kapitale, duke shtuar se këto rrugë po ndërtohen sipas standardeve moderne evropiane. "Janë këto projekte jashtëzakonisht të rëndësishme për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës, për modernizimin e vendit, por në të njëjtën kohë, janë edhe emancipim, në kuptimin më të mirë të mundshëm për vendin dhe qytetarët e Republikës së Kosovës", theksoi Thaçi.

Njëherësh ai u shpreh se qeveria do të vazhdojë me investimet jashtëzakonisht të rëndësishme dhe se tani po numërohen "ditët për fillimin e ndërtimit të autostradës, ëndrrës së qytetarëve të Kosovës, nga Morina, në drejtim të Prizrenit dhe Prishtinës".

Nga ana e tij Ministri Limaj tha se ky projekt do të realizohet brenda 180 ditësh pune. Ndërkaq ndërtimi i këtij aksi rrugor rreth 6 kilometra, do të kushtojë rreth 15.4 milionë euro. Sa i përket qarkullimit të automjeteve me targa të Serbisë në territorin e Kosovës, Limaj tha se kjo çështje shmë shpejt do të zgjidhet "Jemi duke diskutuar me autoritetet ndërkombëtare në mënyrë që të rregullohet kjo çështje shumë shpejt dhe do të përfundojë së zgjidhuri në kuptimin më të drejtë të mundshëm, me autoritetet e Euleksit dhe ICO në", theksoi Limaj.

                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›