E Diel, 1 Nëntor 2026

Miliband takon Lavrov, përmirësohen raportet Rusi-Britani

Ministri i Jashtëm britanik, David Miliband po zhvillon një vizitë dy ditore në Rusi. Të dielën ai u takua për bisedime jo zyrtare me homologun e tij rus Sergei Lavrov. Bisedimet Miliband-Lavrov po vijojnë edhe gjatë ditës së sotme, ku përveç të tjerash, Miliband do të takohet edhe me përfaqësues të biznesit rus. Miliband është i pari ministër i Jashtëm britanik që viziton Rusinë në pesë vitet e fundit.
Raportet mes dy vendeve u acaruan veçanërisht pas helmimit në Londër të ish agjentit të shërbimit sekret rus Aleksandër Litvinjenko. Rusia nuk pranoi kërkesën britanike për të dorëzuar të kërkuarin rreth këtij rasti, Andrei Lugovoin.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›