E Shtunë, 31 Tetor 2026

BDI kërkon rivotime në Saraj dhe zonën e gjashtë

Ora 09:26Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti deklaroi se është i dëshpëruar nga incidentet që ndodhën gjatë ditës së zgjedhjeve dhe kërkon rivotime në Saraj dhe zonën e gjashtë.“Prisnim të jetë ditë gëzimi, pa dhunë, terror e plagosje, mirëpo kjo nuk ndodhi kështu. Kjo ditë u shndërrua në ditë të përgjakshme. Dua t’i përshëndes shqiptarët që treguan një gjakftohtësi kaq të madhe, veçmas dua ta përshëndes edhe komunitetin ndërkombëtar e sidomos z. Solana për inkurajimin që na dhanë. Njëkohësisht dua t’i falënderoj Topin, Berishën, Thaçin dhe Haradinajn, sepse situata ka qenë e ndërlikuar”, tha kryetari i BDI-së Ali Ahmeti.Sipas tij, për BDI rezultatet në njësinë zgjedhore numër 6 dhe Komunën e Sarajit janë të papranueshme. “Kërkojmë përsëritjen e votimeve dhe këto rezultate janë të papranueshme, sepse pas orës 14 të gjithë vëzhguesit, anëtarët e komisioneve kanë qenë nën kërcënimin e armëve. Ndaj në të gjtiha ato vende ku është shkelur vullneti i popullit, kërkojmë që votimet të përsëriten”, deklaroi kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti. (INA) 

Ora 09:15

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve në Maqedoni ka nxjerrë rezultatet paraprake të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare. Sipas KSHZ në avantazh është koalicioni VMRO-DPMNE dhe partia shqiptare PDSH. Të dhënat paraprake të 763 vendvotimeve tregojnë se VMRO-DPMNE ka fituar deri tani 63 deputetë dhe PDSH 17 deputetë. Zgjedhjet e djeshme në Maqedoni janë shoqëruar me tension, incidente të rënda, vjedhje kutish votimi dhe mbi të gjitha një i vrarë, shtatë të plagosur dhe 11 të arrestuar nga policia. VMRO-DMNE dhe PDSH janë në krye të rezultateve paraprake të zgjedhjeve të parakohshme në Maqedoni. Lajmi është bërë i ditur nga agjencia e maqedonase e lajmeve “Mia” e cila ka bërë të ditur se rezultatet e para janë marrë nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve. Ndërkohë burime të ndryshme nga Maqedonia pohojnë se deri tani është numëruar vetëm një e katërta e kutive të votimit. Shifrat zyrtare flasin se deri në mesnatën e djeshme janë numëruar 736 nga 2976 vendvotime. Nga të dhënat paraprake mësohet se deri tani votat më të mëdha i ka marrë “Për Maqedoni më të mirë” i udhëhequr nga VMRO-DPMNE me 56.507 vota, "Dielli - koalicioni për Evropë”  me 26.510 vota, PDSH me 22.538 vota dhe BDI me 16.925 vota. Në fund të votimeve të djeshme, kryetari i KSHZ-së Jovan Josifovski deklaroi se numri total i votuesve në zgjedhjet parlamentare ka arritur në 58,34 për qind, që është rreth 3,5 për qind më shumë se zgjedhjet parlamentare të mbajtura në vitin 2006. Ndërkohë është deklaruar se rezultatet përfundimtare do të bëhen të ditura pas 24 orëve të fundit. Edhe pas incidenteve të shënuara ditën e djeshme të zgjedhjeve të parakohshme në Maqedoni VMRO-DPMNE deklaroi se në 98 për qind të të gjithë vendit votimet ishin të rregullta dhe demokratike. Sipas VMRO-DPMNE në më pak se dy për qind të vendvotimeve sipas informacioneve të KSHZ-së ka pasur parregullsi edhe atë në Saraj, Kondovë, Çair dhe Bogovinë, atje ku shumica e popullsisë është e komunitetit shqiptar. “Për dallim nga viti 2004 ku gjatë kohës së zgjedhjeve presidenciale ka pasur më shumë parregullsi dhe autoritetet e atëhershme nuk lejuan rivotim, në këto zgjedhje VMRO-DPMNE do të bëj çmos që është në fuqinë e saj që në këto vendvotime të përsëriten zgjedhjet në përputhje me ligjet e Maqedonisë, ndërsa personat që nxitën dhe ishin pjesë e incidenteve duhet të dënohen”, deklaroi Dimovski për agjencinë maqedonase të lajmeve “INA”.

Policia liron Agim KrasniqinPolicia maqedonase ka liruar ish-komandantin e UCK-së Agim Krasniqi i arrestuar gjatë orëve të drekës së djeshme për incidentet e ndodhura gjatë zgjedhjeve. Krasniqi është marrë në pyetje nga komisariati i policisë mbi ngjarjet e ditës së djeshme dhe më pas është liruar nga uniformat blu. Ora 19:00Jane mbyllur qendrat e votimit në Maqedoni ne oren 19 të pasdites. Mësohet se orët e mbasdites kanë qenë më të qeta dhe pa incidente, ndryshe nga paraditja ku humbi jetën një aktivist i partisë së BDI-së, u plagosën 7 persona të tjerë dhe u arrestuan 11 nga autoritetet e policisë. Zëdhënësi i Komisionit Shtetëror Zgjedhor, Zoran Tanevski është shprehur se pasditja ka qenë e qetë në mbarë vendin. Votimet në Haracine kanë rinisur në pasdite

Votimet në Haracinë kane rifilluar në pasditen e sotme. Policia kishte vendosur bllokadën pas vrasjes së një aktivisti të BDI-së me armë zjarri me përleshjen e grupeve rivale. Ngjarja rezultoi edhe me disa të plagosur. Votimi është rihapur pas ndërhyrjes së partive politike dhe ndërkombëtarëve. Banorët janë shprehur se incidenti që ka rezultuar me vrajsen e një aktivisti të BDI-së ka ndodhur kur persona të një partie politike kishin larguar nga kutitë e votimit disa banorë të fshatit Grushinë. Sipas tyre votuesit ishin qëlluar nga persona të policisë dhe jo nga persona civilë të tjerë. Ndërkohë në Shkup policia ka vënë nën pranga 11 persona mes të cilëve dhe ish-komandantin e UÇK-së Agim Krasniqin, i cili është aktivist në PDSH.

Zhgënjim për zgjedhjet e sotme në Maqedoni kane shprehur sot shume personalitete midis tyre edhe kryetarja e LSDM-së, Radmilla Sheqrniska. "Zgjedhjet e sotme janë më të keqorganizuarat në vend kur numri i incidenteve nuk ka të mbaruar" - tha ajo. Ajo ftoi qytetarët të marrin pjesë në votime, ndërkohë që kërkoi nga Ministria që të zbardhë incidentet dhe të dënojë aktorët e dhunës.

Pas incidenteve të shumta të ditës së sotme në votime kanë dhënë dorëheqjen nga procesi edhe vëzhguesit e bashkimit qytetar "MOST". Drejtuesi ekzekutiv Darko Aleksiev është shprehur se vëzhguesit janë tërhequr nga 15 qendra votimi në Komunën e Çairit si dhe nga 2 qendra në Tetovë, ku është vënë re rregjistrim i shumfishtë i një personi.

Ora 17:00Kryeministri i Maqedonisë, Nikolla Gruevski kërkon ripërsëritje të zgjedhjeve në zonat ku pati incidente gjatë ditës së sotme. “Shpreh keqardhjen për incidentet e sotme në veri të Maqedonisë dhe u bëj apel krerëve të partive që të kenë kujdes pasi shteti do të funksionojë”- tha Gruevski, i cili është edhe kreu i partisë VMRO-DPMNE, partia favorite për të fituar zgjedhjet ditën e sotme.Sipas tij këto incidente nuk do të kenë asnjë ndikim te rezultatet pasi situata është nën kontroll. Ora 16:00Policia maqedonase ka bërë të ditur shkeljet e procesit zgjedhor ditën e sotme. Kështu janë vërejtur parregullsi në fshatrat Kamjan, Bogovinë, Pallçisht, Zherovjna, Gurgurnicë, Çiflik, Tearcë dhe Trebosh. Incidenti më serioz është shënuar në Kamjan, ku një person i panjohur ka shtene me bresheri plumbash në shkollën “Sabedin Bajrami” në këtë fshat. Në afërsi të një vendvotimi ka pasur edhe përleshje fizike. Në fshatin Pallçishtë ka pasur rreth ores 11 tendenca për mbushje të kutive, por kjo është ndërprerë pas ndërhyrjes së policisë. Gjatë orëve të fundit është qetësuar situata në këtë rajon dhe janë vërejtur forca të mëdha policore. Ndërkaq rajoni i Tetovës është vizituar nga ambasadorja amerikane në Maqedoni, Xhilian Millovanovich.Ora 13:41Pas incidenteve ne Maqedoni ka reaguar edhe presidenti Branko Cervenkovski. Ai ka kerkuar normalizim te situates. "Ta mbyllim kete dite te shenuar ashtu sic na ka hije"- eshte shprehur Cervenkovski. Sipas tij keto zgjedhje jane me rendesi te madhe per integrimin e Maqedonise ne strukturat euro-atlantike. Ora 13:14 Situata ne Maqedoni mbetet e tensionuar dhe per kete ka reaguar edhe presidenti yne, Bamir Topi, nepermjet nje deklarate per shtyp. “Presidenti i Republikës është duke ndjekur me vëmendje të veçantë zhvillimin e zgjedhjeve të sotme parlamentare në Maqedoni dhe është i detyruar të shprehë shqetësimin e tij për situatën në terren”- ka nisur fjalën zëdhënsja e presidentit Topi pas incidenteve të ndodhura sot në Maqedoni gjatë procesit zgjedhor.

“Zgjedhjet e ditës së sotme janë një mundësi tjetër e shqiptarëve të Maqedonisë për të provuar se sa të vendosur jane ata të kontribuojnë për të ardhmen e demokracisë dhe stabilitetit në Maqedoni se sa të sinqertë janë ata në deklaratat e tyre parazgjedhore për t’ju ofruar shqiptarëve dhe partnerëve ndërkombëtare modelin më të mirë të tolerancës dhe të mirëkuptimit” – thuhet në deklaratën për shtyp nga presidenca.

“Dita e sotme është shumë e rëndësishme jo vetëm për shqiptarët e Maqedonisë, vetë Maqedoninë por edhe për të ardhmen e Kosovës dhe të gjithë rajonit. Roli moderator i faktorit shqiptar në rajon dhe partneriteti i tij me aleatët ndërkombëtare nuk mund të kompromentohen nga aktet e rënda të dhunës që po shoqërojnë këto zgjedhje. Demokracia dhe euroatlantizmi shqiptar nuk kanë asgjë të përbashkët me dhunën që përdoret për të manipuluar vullnetin e lirë të zgjedhësve”.

“Presidenti i Republikes, Topi u bën thirrje të gjitha subjekteve politike të Maqedonisë që të distancohen, jo vetëm me fjalë dhe me deklarata, nga incidentet dhe dhuna zgjedhore”.

“Shqipëria distancohet prerë dhe në mënyrë të vendosur ndaj të gjithë atyre që mendojnë se nëpërmjet dhunës do të mund të legjitimojnë pushtetin e tyre”- përfundon deklarata e Topit. Ora 13:05 Ministria e Brendshme e Maqedonise ne nje prononcim per shtyp raporton se jane 7 te plagosur gjate dites se sotme ne Haracine te Maqedonise dhe nje i vdekur. Deri tani nuk behen te ditura emrat e tyre por thuhet se hyrje-daljet ne Haracine jane bllokur deri ne zgjidhjen e situates nga policia.Ora 12:59 - Partitë politike në Maqedoni të cilat po përballen sot në zgjedhje kanë replikuar me njëra tjetrën. Pas akuzave të bëra nga BDI ka reaguar PDSH. Shefi i shtabit të kësaj partie, Ermad Fejzullau është shprehur se incidentet ditën e sotme po i shkaktojnë aktivistët e BDI-së. Ai i bëri thirrje kësaj partie të heqë dorë nga sulmet të cilat po prishin imazhin e vendit dhe të shqiptarëve të Maqedonisë. “Bandat e BDI-së kanë sulmuar sot PDSH-në. Ata kanë shkaktuar incidentet në Shkup e në Tetovë. I bëj thirrje Ali Ahmetit të pranojë humbjen” – tha Fejzullahu.

Ndërsa kreu i BDI-së, Ali Ahemti është shprehur se janë bandat e PDSH-së ato që kanë bërë sulmet ndaj partisë së tij dhe që po terrorizojnë popullatën. “Grupe kriminale të ndihmuara nga policia e shtetit janë autorët e plagosjeve dhe e vrasjes ditën e sotme” – tha Ahemti. Sipas tij ndërkombëtarët janë larguar nga disa qendra votimi pasi janë ndjerë të pambrojtur përballë kriminelëve të cilët po sabotojnë procesin zgjedhor në Maqedoni.

Ora 12:44Shoqata e qytetarëve Most ka shprehur shqetësimin për parregullsi në shumë qendra votimit. Sipas kësaj shoqate rregjistrohen disa kuti të vjedhura në Banjicë të Gostivarit. Po ashtu në dy qendra në Dibër janë mbushur kutitë nga vet komisioni, si dhe në 4 qendra të tjerë në Tearcë. Mbushje të kutive ka edhe në Ciflik, Kamjan e Zhelinë. Gjithashtu ka reaguar edhe kreu i komisionit të KE-së për incidentet e shumta me zgjedhjet gjatë ditës së sotme në Maqedoni. Sipas tij një në tre kuti nuk është mbyllur si duhet. Ora 12:26Maqedoni - Procesi i votimit eshte nderprere ne Haracine dhe Ciar. Kjo pas te shtenave me arme dhe incidenteve mes grupeve rivale. Incidente ka pasur edhe ne Shkup, Tetove e Gostivar. Disa vezhgues nderkombetare jane larguar nga qendrat e votimit duke e quajtur te rrezikshem qendrimin e metejshem. Zedhensja e BDI-se Mehmeti e ka quajtur diten e sotme 'dite zie' per demokracine ne Maqedoni. Sipas saj PDSH po ben maksimumin te fitoje zgjedhjet me force, dhe kjo ka sjelle edhe incidentet ne qendrat e votimit. "I gjithe procesi i votimit eshte i kontrolluar nga PDSH, dhe policia po mbeshtet vjedhjen e votes" - tha Mehmeti. Ora 12:07Ka ndrruar jetë në spital nje shqiptar i BDI-se ne Maqedoni. Lajmi eshte bere i ditur nga zdhensja e BDI-se Ermira Mehmeti. Aktivisti u plagos ne fshatin Haracine pas nje shkembimi zjarri, nderkohe qe policia nuk ka bere ende te ditur identitetin e tij.  Kjo vrasje ve ne pikepyetje mbarevajtjen e procesit zgjedhor sot ne Maqedoni.Ora 11:00 Ka filluar me incidente procesi i votimit në Maqedoni. Përplasja mes aktivistëve të Bashkimit Demokrat për Integrim dhe Partisë Demokratike Shqiptare ka sjellë edhe plagosjen e tre shqiptarëve. Ngjarja e ndodhur solli edhe reagimin e menjëhershëm të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, i cili në mënyrë urgjente vendosi mbylljen e 10 qendrave të votimit.

Ndërkaq, probleme ka pasur edhe komuna e Vrapçishtes, ku rreth orës 3:00 të mëngjesit të sotëm persona ende të paidentifikuar kanë aktivizuar, një mjet shpërthyes para një kafe-ëmbëltoreje në fshatin Toplicë, I cili dyshohet të ketë qenë një bombë dore.  Incidenti nuk ka shkaktuar viktima, pasi gjatë kohës së shpërthimit në lokal nuk ka pasur njerëz, duke shkaktuar vetëm dëme materiale. Rasti në fjalë është denoncuar në stacionin policor të Gostivarit, ekipet e të cilit po bëjnë ekspertizën  në vendin e ngjarjes.

Zgjedhjet

Në Republikën e Maqedonisë sot mbahen zgjedhjet e gjashta parlamentare. Në garë për 1.200 vende për deputetë në Kuvendin e Maqedonisë janë 1.540 kandidatë prej 18 listave. Për ata në 2.976 vendvotime mund të votojnë 1.779.116 qyetarë me të drejtë vote të evidentuar në Listën zgjedhore.

Votimi filloi në orën shtatë dhe do të zgjatë deri në orën 19:00. Dje votuan 1.929 persona të cilët janë në arrest ose vuajnë dënimin me burg, si dhe 541 persona të zhvendosur brenda vendit.

Zgjedhjet zbatohen sipas modelit proporcional në gjashtë njësi zgjedhore. Në çdo prej tyre duhet të zgjidhen nga 20 deputetë.

Për ndjekjen e këtyre zgjedhjeve  janë akredituar  gjashtëdhjetë gazetarë të huaj, pjesa më e madhe  nga Greqia 18, nga Bullgaria shtatë, nga SHBA-ja gjashtë, ndërsa të tjetrët janë nga Belgjika, Franca, Sllovenia, Kroacia, Kina dhe Hungaria.

Zgjedhjet parlamentare në Republikën e Maqedonisë i ndjekin gjithsej 6275 vëzhgues, në të cilat 5811 të vendit dhe 464 të huaj. Nga vëzhguesit e huaj numri më i madh janë nga OBCE/ODIHR 317, nga Ambasada e SHBA-së 35, nga delegacioni i Komisionit Evropian 24 dhe nga Këshilli i Evropës 15, ndërsa vëzhgues të vet do të kenë edhe ambasadat e Francës, Sllovenisë, Britanisë së Madhe, Çekisë, Austrisë dhe Sllovakisë në Shkup, si dhe Komisioni Qendror Zgjedhor i Kosovës.

Mes vëzhguesve të vendit më të shumtë janë nga Asociacioni qytetar MOST 4.044, ndërsa të tjerët janë nga Komiteti i Helsinkit për të Drejtat e Njeriut 19, OJQ Daja 150, "VIDELINA" dhe Forum për kreativitet avangard 80, Asociacioni i i inivciativës për të rinj 596, Koalicioni  Qeverisje e të drejtës 110, Qendra rajonale për hendikep 61, Asociacioni i të rinjëve maqedonas 124, Struma 89, Link 189, Shoqata e aktiviteteve humanitare Sinergia 108, SZG Këshilli rinor OJQ Shkup 133, Këshilli i rinisë Gazi Babë 74 dhe Gordinia 34.

Ditës së zgjedhjeve i paraprinte një fushatë 20-ditore në të cilën partitë, koalicionet dhe kandidatët e pavarur që marrin pjesë në procesin zgjedhor i paraqitën programet e tyre dhe kandidatët dhe elaboruan pse e kërkojnë besimin e qytetarëve.

Me qëllimin e një procesi korret dhe demokratik zgjedhore mbi 30 parti politike para fillimit të fushatës nënshkruan Kodeksin për sjellje gjatë zgjedhjeve parlamentare. Apel për zgjedhje korrekte dërguan edhe SHBA-ja BE-ja, OSBE-ja si dhe përfaqësues të vendit dhe të botës.

Zgjedhjet e sotme parlamentare janë zgjedhjet e para të parakohshme në Republikën e Maqedonisë, ndërsa ishin shpallur pas Kuvendit më 12 prill të këtij viti mori vendim që të shformohet.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›