Zvicër, votohet sot për nënshtetësinë e të huajve
Zvicra voton sot në lidhje me rikthimin në fuqi ose jot ë votimit të fshehtë për marrjen e shtetësisë. Rreth 5 vjet më parë, një praktikë e tillë u shfuqizua nga gjykata e lartë, me argumentin se ishte diskriminuese, por shumë njerëz përfshirë këtu edhe Partinë Popullore shprehen se vendimi në lidhje me kthimin në fuqi ose jo, është e drejtë e popullit. Përplasjet qëndrojnë në çështjen se në rast se një të huaji ligjërisht i rregullt, i mohohet shtetësia zvicerane,ai nuk ka të drejtë të apelojë vendimin. Sipas sondazheve, për shumë prej votuesve kjo votë nuk është e qartë, ndoshta edhe për faktin se shtetësia ka qenë më e lehtë për tu fituar pas shfuqizimit të votimit të fshehtë. Shumë prej emigrantëve në Zvicër janë shprehur se marrja e shtetësisë ka qenë një nga problemet më të mëdha me të cilat janë përballur.