Parajse brenda xhamit nje liber kushtuar kopeshtit personal

Autorja e nje libri shkencor Ruth Kassinger pershkruan historine e konservimit te bimeve ne librin e saj Paradise under Glass Parajse nen xham. Ajo e mori idene per librin nga kopshti botanik ne miniature qe krijoi ne shtepine e saj
Nje vizite e rastesishme ne Kopeshtin Botanik Kombetar prane Kapitolit ne Washington i ndryshoi jeten Ruth Kasingerit.
Hyra ne dyert prej xhami dhe u gjenda ne mes te gjelberimit ne nje kopesht qe i ngjante nje xhungle ku ben ngrohte dhe ka lageshtire shetita neper te dhe u mahnita se sa i bukur dhe plot jete ishte ai vend
Pas betejes me kancerin e gjirit dhe pas vdekjes se parakoheshme te se motres Ruth kerkoi te gjente qetesi shpirterore ne shtepine e saj ne periferi te Merilendit. Por ajo thote se ne fillim pati mjaft pengesa.
Nuk kisha patur ndonje passion te vecante per kopshtarine ne te vertete nuk me pelqente fare
Ajo gjeti nje zgjidhje do te rriste lule brenda neper vazo. E prishi oborrin e prapem te shtepise dhe e ktheu ate ne nje dhome te vecante ku hyhej me dyer rreshqitese prej xhami. Ajo mbolli ne kopeshtin e saj peme portokalli limoni dhe nje qitro te pazakonte te verdhe me disa zgjatime si tentakula te quajtur Dora e Budes.
Me pelqen ideja qe te kem peme qe prodhojne fruta por qe jane edhe te bukura
Ruth Kasinger ka mbjelle ne kopeshtin e saj lloje te ndryshme lulesh dhe pemesh me ngjyra dhe forma nga me te ndryshmet mes tyre edhe fruta tropikale
shte e lehte te kujdesesh per nje kopesht vertikal ku lulet i vadit me lehte permes nje pompe. Lulet zvaranike rriten shume thjesht edhe kur ato mbillen ne vend te dheut mbi disa shtresa bari sintetik.
Bimet ujiten 4 here ne dite automatikisht dicka e shkelqyer per nje kopeshtare dembele si une qe nuk u bej ndonje shperbim te vecante me perjashtim te nje here ne jave kur i ujis dhe i hedh pleh
Ruth thote se kopeshti i saj eshte rritur se tepermi. Fillimisht ajo kujtonte se duhet te kujdesej qe bimet te mos prisheshin por me vone kopeshti mori nje forme dhe permasa qe ajo nuk i kishte parashikuar.
Pasi ndertuam kopeshtin-sere ne e vendosem tavolinen e kuzhines atje dhe tani hame atje. Kopeshti im i Idenit me mesoi se gezimi i jetes nuk mund te shijohet pa familjen dhe miqte.
Sot vajza e saj Alice po pin caj me Ruthin ne kopeshtin e saj-nje parajse e vertete.
Ne librin e saj Parajse brenda xhamit Ruth Kassinger shkruan se parajsa e vertete nuk eshte nje vend i qete i izoluar por nje vend me diell ku gjen gjithmone dicka te re.
Ajo thote se Kopeshti i Idenit i kujton cdo dite se ajo mund te jetoje me humbjet e jetes qofshin ato te medha apo te vogla