E Shtunë, 31 Tetor 2026

Obama Sanksionet e kane izoluar edhe me tej Gadafin

Presidenti Barak Obama thote se  sanksionet e Shteteve te Bashkuara dhe ato nderkombetare e kane izoluar edhe me tej udheheqesin e Libise Muamar Gadafi. Korrespondenti i Zerit te Amerikes Kent Klain na informon nga Shtepia e Bardhe se presidenti nuk ka vendosur ende nese do te ndermarre ndonje hap ushtarak por ende po shqyrton mundesine e vendosjes se zones se ndalim-fluturimeve.

Ndersa forcat besnike te zotit Gadafi duket se po shtojne epersine Presidenti Obama thote se masat nderkombetare po e izolojne edhe me tej udheheqesin libian.

Ne po e shtrengojme rrethimin e Gadafit.  Ai eshte gjithnje e me i izoluar nga komuniteti nderkombetar si nepermjet sanksioneve ashtu edhe embargos se armeve.

Ne nje konference shtypi dje ne Shtepine e Bardhe zoti Obama u tha gazetareve se nuk ka perjashtuar asnje mase ushtarake apo jo-ushtarake dhe se po keshillohet intensivisht me udheheqes te tjere boterore.

Presidenti tha se Shtetet e Bashkuara dhe aleatet e tyre kane vepruar shume shpejt per ti vene sanksione zotit Gadafi.  Ai tha se Shtetet e Bashkuara dhe vende te tjera kane ngrire gjithashtu me shpejtesi me shume se 30 miliarde dollare pasuri libiane dhe kane organizuar ndihmat humanitare.

Zoti Obama tha se Uashingtoni po kryeson gjithashtu diskutimet ne NATO lidhur me opcione te tjera qe perfshijne vezhgimin 24 oresh te Libise nje embargo me te rrepte armesh perpjekjet per ndihme te metejshme humanitare dhe vendosjen e zones se ndalim-fluturimeve.

NATO-ja do te takohet te marten per te shqyrtuar zonen e ndalim-fluturimeve dhe ne do te zhvillojme diskutimeve si me vendet arabe ashtu edhe ato afrikane per te siguruar mbeshtetje per veprimet tona.

Pesidenti pranoi se e shqeteson mundesia se zoti Gadafi mund te behet edhe me i rrezikshem nese izolohet.  Por ai tha se kjo thekson nevojen per nje presion me te madh nga komuniteti nderkombetar ndaj udheheqesit libian dhe njerezve te tij qe te largohen nga pushteti.

Gadafi ka nje arsenal te madh armesh. Ai jo vetem ka trupat e tij besnike por ka njoftime se ai ka marre edhe mercenare.  Edhe me ngrirjen financiare nga ana jo ai ende ka disa burime pasurish. Grupet kryengritese  sapo kane filluar te organizohenprandaj ne duhet te vazhdojme te ushtrojme presion.

Presidenti Obama perseriti pikpamjen e tij se bota duhet te parandaloje cdo vrasje masive te civileve.  Megjithate ai tha se i mbetet te vendose nese do te nderhyje ne baze te rrethanave specifike dhe duke u keshilluar me udheheqesit e tjere boterore.

Jo vetem Shtetet e Bashkuara por edhe komuniteti nderkombetar jane te detyruar te parandalojne ngjarje si ato te ndodhen ne Ballkan ne vitet 90-te apo si ato ne Ruande.

Presidenti tha se donte ta bente te qarte se bota po ndjek veprimet e zotit Gadafi ndaj opozites Libiane dhe se ai eshte ne faqen e erret te historise.

Populli libian eshte i etur per liri dhe per largimin e dikujt qe e ka shtypur per dekada me radhe. Ne do te qendrojme ne kontakt me opoziten libiane si dhe do te vazhdojme keshillimet me komunitetin nderkombetar ne perpjekje per te realizuar qellimin qe zoti Gadafi te largohet nga puushteti.

Zoti Obama tha se eshte ne kontakt te vazhdueshem me udheheqesit e disa vendeve te Lindjes se Mesme. Ai u ka thene atyre se Shtetet e Bashkuara besojne ne te drejten e njerezve per te protestuar paqesisht dhe se eshte ne interesin e te gjitheve reformimi politik dhe ekonomik i rajonit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›