Lajic- serbëve të Kosovës: Silluni sikur Rugova ndaj Serbisë
BEOGRAD-Ministri serb i Punës dhe Politikës Sociale, Rasim Lajic ka porositur serbët dhe joshqiptarët në Kosovë që të sillen sikur lideri i dikurshëm i shqiptarëve Ibrahim Rugova ndaj shtetit të Serbisë gjatë regjimit të Sllobodan Milloshevicit.
“Shqiptarët kurrë nuk e kanë njohur shtetin e Serbisë. Serbët kurrë nuk duhet ta njohin Kosovën, por duhet të shfrytëzojnë çdo gjë që munden nga institucionet ndërkombëtare që të forcojnë pozitën e tyre”, ka thënë Lajic në konferencë për media ku ka prezantuar partinë e tij të re, njofton e përditshmja beogradase "Blic".
Lajic ka thënë se Serbia nga buxheti i saj ndan 500 milionë euro për Kosovën, por, sipas tij, nuk shihen efektet e këtyre fondeve.
(s.g/Telegrafi/BalkanWeb)