E Shtunë, 31 Tetor 2026

DASH përshëndet marrëdhëniet Kosovë- Maqedoni

WASHINGTON-Qeveria amerikane përmes një deklarate për shtyp dje, ka përshëndetur vendosjen e marrëdhënieve diplomatike midis Kosovës dhe Maqedonisë, duke e quajtur këtë një hap të rëndësishëm për stabilitetin dhe fqinjësinë e mirë. “Shtetet e Bashkuara ngrohtësisht mirëpresin vendosjen e marrëdhënieve diplomatike midis Republikës së Kosovës dhe Republikës së Maqedonisë, si dhe përfundimin e suksesshëm të demarkacionit në kufirin e përbashkët,” thuhet në kumtesën që i atribuohet zëdhënësit të Departmentit të Shtetit, Ian Kelly.

“Ne e përgëzojmë udhëheqjen e të dy vendeve për vendosmërinë e tyre për ndërmarrjen e një hapi të rëndësishëm drejt integrimit euroatlantik, duke vendosur marrëdhënie të mira fqinjësore dhe duke forcuar stabilitetin rajonal. Ne gjithashtu përgëzojmë Zyrën Civile Ndërkombëtare për rolin e saj kyç ndërmjetësues në përfundimin e demarkacionit të kufirit, një element ky i rëndësishëm i Planit Ahtisaari”, thekson kumtesa e qeverisë amerikane.
(s.g/BalkanWeb)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›