Haradinaj fushatë në Decan: Votoni AAK-në!
DECAN-Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka vazhduar sot fushatën elektorale, në bastionin e saj, në Deçan. Ramush Haradinaj, kryetar i AAK-së, ftoi simpatizantët e shumtë të kësaj partie që ishin mbledhur në Deçan, që ta votojnë Aleancën, nëse duan një Deçan të zhvilluar sot dhe një qeveri Haradinaj nesër.
“Votoni Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës për një Deçan më të zhvilluar, njëkohësisht do të votoni një qeveri Haradinaj”, ka thënë ai.
Kryetari i Deçanit, Musa Berisha në fjalën e tij ka përmendur zhvillimin e kësaj komune gjatë qeverisjes së tij, megjithatë, ai ka thënë se, “pengesë për zhvillimin e mirëfilltë të Deçanit është Qeveria e Kosovës”.
“Qeveria e Hashim Thaçit vazhdimisht na ka sabotuar”, ka thënë Berisha.
Ndërkaq kandidati i kësaj partie për kryetar të Deçanit, Rasim Selmanaj, ka thënë para simpatizantëve të AAK-së se, Aleanca duhet të vazhdojë qeverisjen në Deçan. “Ne jemi nisur rrugës drejt fitores, që nënkupton rrugën drejt zhvillimit të Deçanit”, ka thënë ai.
Më pas, Selmanaj ka premtuar zhvillimin e turizmit, ngritjen e cilësisë së arsimit, përkujdesje për kategoritë e dala nga lufta etj.
Me këtë rast, janë prezantuar edhe kandidatët e AAK-së për Ansamblenë Komunale të Deçanit.
(d.b/Telegraf/BalkanWeb)