BDI zgjedh kandidatët për kryetar komunash
Tetovë-Këshilli Qendror i Bashkimit Demokratik për Integrim ka shpallur emrat e kandidatëve të saj për zgjedhjet vendore të 22 marsit. Sipas vendimit të miratuar nga organi më i lartë i partisë shqiptare në pushtet, kryetar për komunën e Tetovës është zgjedhur kryetari i deritanishëm, Hazbi Lika, për Gostivarin ngelet Nevzat Bejta, për komunën e Çairit është rikandiduar kryetari i deritanishëm Izet Mexhiti.
Në komunën e Haraçinës është kandiduar Shefik Duraku, zëdhënësi aktual i Qeverisë, Fati Iseni për komunën e Studeniçanit, Ramiz Merko rikandidohet për komunën e Strugës, në komunën e Sarajit të Shkupit kandidohet deputeti Blerim Bexheti. Për komunën e Plasnicës Ismail Ajroski, për në Dolnen Abdula Bajramovski, për në Zhelinë Fatmir Izairi, në Osllomej ish-zëvendësministri i brendshëm Fatmir Dehari, në Dibër rikandidohet Argëtim Fida.
Në komunat Jegunovcë, Vrapçishtë, Bogovinë, Tearcë, Rostushë dhe Bërvenicë janë nominuar: Fatmir Misini, Bajram Kadrija, Hazbi Idrizi, Isen Asani, Ikmet Ejupi dhe Enver Pajaziti. BDI ka njoftuar se bisedimet brenda partisë vazhdojnë edhe për kandidatët për komunat Likovë, Zajaz dhe për qytetin e Shkupit.