E Shtunë, 31 Tetor 2026

Venezuelë, sulm mbi sinagogat hebraike

Karakas- Komuniteti izraelit në Venezuelë ka denoncuar se shumë sinagoga dhe simbole të tjera fetare janë shkatërruar nga dhunues të ndryshëm, duke vendosur mbi to grafite kundër Izraelit. Këto veprime, kanë shkaktuar edhe më tension midis shtetit hebre dhe Venezuelës. Ministri i Jashtëm i Venezuelës Nicolas Maduro i dënoi sulmet ndaj sinagogave por edhe njëherë kritikoi politikat izraelite karshi palestinezëve. Në Janar Venezuela e dëboi ambasadorin izarelit dhe ndërpreu raportet diplomatike në shenjë proteste ndaj sulmit të Izraelit në Rripin e Gazës kundër militantëve të Hamasit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›