E Shtunë, 31 Tetor 2026

KE ‘fshin’ gjuhën maqedonase

Bruksel-Këshilli i BE-së ka vendosur për shlyerjen e gjuhës maqedonase si dhe kodin MK nga dokumentet e Bashkimit Evropian. Shlyerja e gjuhës maqedonase dhe kodit MK është konfirmuar edhe nga zëdhënësi i Komisionit Evropian, Mark Grej, i cili ka shtuar se vendimin e lartë përmendur të Këshillit të Bashkimit Evropian, Komisioni Evropian nuk do të respektojnë.
“Me rëndësi është gjithë situatën ta vendosim në kontekst. Kjo nuk është diçka që ka ndodhur para një apo dy javëve, por është për një kohë të gjatë në agjendë.

Seksioni për publikime i ka sjellë këto ndryshime në qershor të vitit të kaluar, dhe aty theksohet se emri i Maqedonisë dhe kodi do të definohen më vonë”, deklaroi Grej. Të gjitha emërtimet lidhur me FYROM-in që përdoren në dokumentet dhe publikimet e KE-së, gjithmonë janë përdorur në pajtim me Rezolutën 817 të Kombeve të Bashkuara.

Edhe pse me rezolutën e KB-së, emri i gjuhës , popullit si dhe kodit nuk janë lëndë e negociatave me Greqinë, diplomacia greke me lobimin e saj në organizatat ndërkombëtare ka arritur që të bllokojë të gjitha rrugët për integrimin e Maqedonisë në NATO dhe BE. ina

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›