BDK do të përkujtojë 98-vjetorin e çlirimit të Shkupit
Manifestimi do të mbahet më këtë datë, me moton “Të përkujtojmë çlirimtarët e Shkupit në sheshin ‘Skënderbeu’”. BDK fton për bashkëorganizim të gjitha partitë politike shqiptare, sektorin joqeveritarë dhe komunat shqiptare.
Gjithashtu, BDK përsërit kërkesën për plotësimin e projektit “Shkupi 2014” me disa figura të njohura shqiptare, përfshi edhe ndërtimin në sheshin e Shkupit të përmendores së Hasan Prishtinës.
“Për këtë manifestim me peshë historike për mbarë popullin shqiptar, presim interesimin për bashkëorganizim, edhe nga të gjitha institucionet shkencore dhe kulturore, si nga shteti shqiptar, ashtu edhe nga Republika e Kosovës”, deklaroi për gazetarët kryetari i BDK-së, Hysni Shaqiri.
Po ashtu, z. Shaqiri theksoi se kjo parti mbetet e pa luhatur në angazhimin e saj politik për integrimin e vendit në strukturat euroatlantike, por me status të barabartë juridiko-kushtetues të shqiptarëve në Maqedoni.
“Në këtë kontekst, nëse maqedonasit e kërkojnë edhe ndihmën e shqiptarëve në betejën për ruajtjen e identitetit të tyre kombëtarë kur është në pyetje kontesti me emrin, atëherë subjektet shqiptare këtë përkrahje duhet ta kushtëzojnë me kërkesën për barazi të plotë juridiko-kushtetuese të shqiptarëve në Maqedoni”, ka theksuar Shaqiri.
Ndërkohë, pas vendimit të fundit të Gjykatës Themelore në Kumanove për rastin e Sopotit, BDK-ja pret lirimin e shpejtë të të burgosurve, për lirimin e të cilëve u dha një kontribut i madh nga gjithë opinioni shqiptar në Maqedoni, përfshi edhe mediat në gjuhën shqipe, por gjithsesi, për ngadhënjimin e drejtësisë në këtë rast ishte mese i nevojshëm kontributi i faktorit ndërkombëtarë. /ina-start/