Pensionet, Policia: Rrëzimi i nenit na favorizon
Në lidhje me këtë vendim, Sindikata e Punonjësve të Policisë së Shtetit vëren se pavarësisht që Gjykata Kushtetuese nuk ka vlerësuar të gjitha pretendimet, ajo ka vendosur shfuqizimin e një neni shumë të rëndësishëm që dëmton përfitimet e punonjësve të Policisë së Shtetit.
Pika 2 e nenit 14, vendoste kufizime në masën e përfitimit të pensionit të parakohshëm për të dy kategoritë, si ato që paguanin kontribut suplementar ashtu edhe ato që nuk paguanin.
“Kryesore për ne ka qenë që punonjësit e policisë, të dalin nga ky vendim me sa më pak humbje të të drejtave të tyre, në aspektin e përfitimeve suplementare, gjë për të cilën rrëzimi i këtij neni na favorizon në mënyrë të kënaqshme, por, për sa i përket disa neneve të tjera të veçanta, punonjësve të policisë ju cenohen disa përfitime, të cilat i kemi pasqyruar edhe në komentet tona në media”, thekson kryetari i kësaj sindikate, Valentin Maçaj. Sipas tij, Sindikata do të vazhdojë të mbrojmë punonjësit e policisë për çdo cenim që u bëhet të drejtave të tyre kushtetuese.