E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nishani: Qeveria do të thellojë reformën në drejtësi

Ai ishte i pranishëm në një aktivitet me rastin e përfundimit të projektit të Agjencisë së Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID) për Shtetin Ligjor në Shqipëri.

Ministri Nishani shprehu vullnetin e Qeverisë për të thelluar reformën në këtë sistem. "Reforma në sistemin e drejtësisë dhe forcimi i pushtetit gjyqësor është thelbi i veprimtarisë së ministrisë në materializimin e politikës së Qeverise për mbrojtjen e lirive dhe të drejtave themelore te njeriut, rikthimin e besimit të qytetarëve të drejtësia, për rritjen e transparencës dhe luftën pa kompromis kundër shfaqjeve korruptive", tha Nishani.

Shuma e investuar nga USAID kap një vlerë prej 5.1 milionë dollarë, dhe projekti është shtrirë në 10 Gjykata të Shkallës së Parë e të Apelit, të cilat kanë arritur që të përmirësojnë infrastrukturën, duke futur për herë të parë sistemin e kompjuterizuar të mbajtjes së saktë të procesverbaleve gjyqësore, regjistrimin audio të seancave, sistemin për arkivimin e dosjeve gjyqesore etj. Gjithashtu, në kuadër të projektit pati trajnime të shumta si të personelit të Gjykatave, ashtu edhe të gjyqtareve.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›