E Shtunë, 31 Tetor 2026

BE Projekt i ri per forcimin e drejtesise ne Shqiperi

BE nisi sot projektin e ri prej 23 milione euro per Konsolidimin e Sistemit Gjyqesor ne Shqiperi. Perfaqesues te BE ne ceremonine e sotme deklaruan se projekti Euralius 3 vazhdon mbeshtetjen per reformen e gjyqesorit shqiptar per forcimin e sundimit te ligjit. Projekti Konsolidimi i Sistemit Gjyqesor ne Shqiperi do te punoje se bashku me institucionet shqiptare per nje system gjyqesor te pavarur te paanshem profesional transparent dhe modern duke ndihmuar ne rikthimin e besimit te qytetareve dhe ne konsolidimin e demokracise dhe sundimit te ligjit ne vend.

Konsolidimi i shtetit ligjor dhe reforma ne sistemin e drejtesise jane pika kyce per objektivat e stabilizim-asociimit dhe per integrimin e Shqiperise ne Bashkimin Europian ashtu sikurse e percakton edhe raporti i Komisionit Europian - tha kryetarja e Gjykates se Larte Shpresa Becaj.

Projekti parashikon bashkepunimin e gjyqtareve vendas me 5 eksperte nga BE per riorganizimin e drejtesise modernizimin e gjykatave dhe zbatimin e vendimeve gjyqesore nga permbarimi. Folesit theksuan se reforma ne drejtesi ka nevoje per konsensusin e gjere politik mes partive politike madje thane se ky eshte kusht i domosdoshem per sukses. Ata kerkuan qe partite te heqin dore nga presionet mbi gjykatat.

Shume nga projektet e punuara nga ministria e drejtesise per te permiresuar funksionimin e shume institucioneve te drejtesise nuk po kalojne dot per miratim ne Kuvendin e Shqiperise per shkak te nevojes se 3/5 te votave ne parlament. Kjo ka ardhur per shkak te krizes se tejzgjatur dhe mungeses se opozites ne parlament. Kjo ka sjelle pengesa ne hapat e metejshem te reformes ne drejtesi - tha nenkryetari i Keshillit te Larte te Drejtesise Kreshik Spahiu.

Komisioni Europian theksoi ne Opinionin dhe Raportin Analitik per Shqiperine rendesine e sundimit te ligjit dhe reformes se gjyqesorit per anetaresimin e Shqiperise. BE deklaroi se vleresimi i Shqiperise ne te ardhmen do te perqendrohet te 12 detyrat kyce te paraqitura nga Komisioni te cilat perfshijne sundimin e ligjit dhe reformen e gjyqesorit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›