E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ekspertet Permbytjet ne Shkoder me te medhate ndonjehere ne Shqiperi

Permbytjet e diteve te fundit qe jane te pestat brenda ketij viti ne Shkoder vleresohen nga ekspertet si me te medhate deri tani ne Shqiperi..

Per profesorin e Universitetit Politeknik te Tiranes Marenglen Gjoni ndryshe nga permbytjet e fillimvitit permbytjet e diteve te fundit erdhen nga Liqeni i Shkodres.

Ngjarja e kesaj rradhe erdhi ne menyre te paimagjinueshme nga Liqeni i Shkodres. Ne basenin e Liqenit te Shkodres u grumbullua nje sasi jashte mase e ujrave. Duhet te kemi parasysh se se bashku me basenin e Lumit Drin Liqeni Buna dhe Drini perbejne nje siperfaqe ujembledhese te perafert me siperfaqen e shtetit tone Pra teresia e ketyre ujrave ketu bashkohen dhe ne kete nyje kyce sic eshte lidhja e Bunes me Drinin perhere kur ka ekses rritje te prurjeve te rreshjeve krijohen veshtiresi.

Per profesor Dhimiter Voglin specialist ne fushen e studimit dhe projektimit te ujrave permbytjet e diteve te fundit nuk mund te shmageshin.

Keto permbytjeje nuk mund te shmangeshin. Megjithese jane te pestat por keto jane permbytjet me te medha qe kane ndodhur gjate ketij viti po une do te thosha edhe permbytjet me te medha te ndodhura nder vite. Niveli i Liqenit ne vitin 1963 ishte 10 e 32 ne kuote apsolute niveli historik qe ka qene i matur deri ne kete kohe ka qene 10 e 52 ne vitin 1941 kurse niveli i Liqenit me daten 5 dhjetor te ketij viti arriti nivelin 10 e 55 pra praktikisht niveli me i madh dhe me i larte i dokumentuar deri tani.

Projektuesi hidroteknik Ritvan Gjecaj thote se prurjet ishin aq te medha sa niveli i ujrave te permbytjes e kaloj lartesine e argjinaturave te Nenshkodres.

Niveli historik i arritur ne fusha eshte 6 e 15 kur te gjitha argjinaturat e kesaj zone jane te ndertuara ne kuoten 6. Pra praktikisht niveli i ujrave kete rradhe ka arritur me lart se kreshat e argjinaturave. Nuk ka lidhje kjo permbytje me ndertimin ose rikonstruksionin e ketyre argjinaturave.

Me me shume se 14 mije hektare toke te permbytura rreth 8500 banesa te permbytura ose te rrethuara nga uji disa qindra biznese te shakterruara dhe mbi 20 mije persona te evakuar shenojne sipas eksperteve edhe rekordin historik te shenuar nga permbytjet

Ekspertet e fushes hidroteknike thone se mund te merren masa emergjente per te ndaluar perseritjen e permbytjeve ne te ardhmen nderkohe qe shprehin nevojen e studimeve dhe investimeve serioze ne kete rajon te demtuar tashme rende nga permbytjet e njepasnjeshme.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›