E Diel, 1 Nëntor 2026

Ministri Haxhinasto therret ne takim ambasadoren e Zvicres

Ministri i jashtem i Shqiperise Edmond Haxhinasto thirri sot ne nje takim ambasadoren e Zvicres pas deklaratave te ish prokurores se Hages Carla del Ponte sipas se ciles Shqiperia kish penguar hetimet per dyshimet per trafik organesh ne fund te viteve 90. Ministri shqiptar i ka konsideruar keto deklarata si te papranueshme dhe nje shtremberim te realitetit lidhur me hetimet e zhvilluara qe ne vitin 2003.

Ish prokurorja e Hages Carla del Ponte ishte e para qe ne pranveren e vitit 2008 beri publike ne librin e saj Gjuetia dyshimet per nje trafik organesh ku akuzohej se ishte perfshire ish ushtria clirimtare e Kosoves. Sipas zonjes Del Ponte bazat e Uck ku zhvillohej ky trafik kishin qene ne territorin e Shqiperise apo ne te famshmen Shtepia e Verdhe ne Gurre te rrethit te Matit.

Kjo ceshtje eshte rikthyer serish me zhurme pas raportit te anetarit te asmablese se Keshillit te europes Dick Marti i cili shkon pertej akuzave te zonjes Del Ponte. Por kjo e fundit u rishfaq serish me disa intervista ku ndermjet te tjerash ajo akuzon autoritetet shqiptare se kane penguar hetimet. Zxonja del ponte eshte ambasadore e Zvicres ne Argjentine.

Duke qene se eshte nje funksionare e larte e shtetetit te saj ministri i jashtem Edmond Haxhinasto thirri sot ne nje takim ambasadorebn e zvicres ne Tirane Ivana Enzler.

Ministri shqiptar i ka thene ambasadores Enzler se deklaratat e zonjes Del Ponte jane te paprabnueshme dhe shtremberojne realitetin ne te cilin jane zhvilluar hetimet ne vitin 2003 per akuzat per trafikim te organeve njerezore te cilat nuk u vertetuan asnjehere.

Ambasadorja zvicerane eshte shprehur se deklaratat e zonjes Del Ponte perfaqesojne pikepamje te saj personale dhe nuk shprehin qendrimet e qeverise se Zbvicres

Autoritetet me te larta shteteroredhe politike te vendit kane reaguar keto dite me shume force duke denuar raportin e zotit Dick Marty duke e konsideruar ate si teresisht te pabazuar ne fakte por edhe si nje rrezik per stabilitetin afatgjate ne rajonin e Ballkanit.

Presidenti Bamir Topi madje shprehu gatishmerine per nje hetim te ri qe do ta mbyllte nje here e mire kete kapitull ndonese ato qe jane zhvilluar deri me tani nuk kane arritur te gjejne prova bindese per te vene ndokend perpara Drejtesise.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›