E Shtunë, 31 Tetor 2026

BE, 20 milionë euro ndihmë për të përmbyturit në Pakistan

20 milionë euro ndihmë për viktimat e vërshimeve të vitit 2011 në Pakistan. Ky është vendimi i fundit i Bashkimit Europian, i cili me mbivendosjen e k ësaj shume e con në 55 milionë euro shifrën e fondeve për këtë vit, fond që do tu vijë në ndihmë jo vetëm viktimave të përmbytjeve, por edhe personave që janë zhvendosur si pasojë e konfliktit.

Komisionerja e BE-së për Ndihmë Humanitare tha se bota “nuk duhet të harrojë miliona njerëz që luftojnë për rimëkëmbje, veçanërisht në provincën e Sindit”.

Vërshimet në Pakistan gjat ë periudh ës 2010 -2011 kanë prekur 5.8 milionë njerëz, gjatë të cilave uji i ka mbytur kafshët e gjalla, ka shkatërruar të korrat, shtëpitë dhe infrastrukturën.
 

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›