Zhvillohet Asambleja e 11-të e Unionit Shqiptar Kursim Kredi

Në fjalën e saj, kryetarja e Bordit Drejtues të Unionit, zj. Zana Konini vlerësoi përpjekjet dhe angazhimin maksimal të të zgjedhurve në SHKK dhe stafit institucional në arritjen e rezultateve pozitive për 2011.
Në prezantimin e saj, ajo u përqendrua konkretisht në arritjet e institucionit për 2011 dhe objektivat për 2012 duke konfirmuar një konsolidim dhe rritje të mëtejshme të institucionit në të gjithë treguesit. “Me kënaqësi konstatoj se 2011-a ka qenë një vit i sukseshshëm, pasi kemi pasur përmirësim të të gjithë treguesve. 6500 kredi të reja u dhanë vetëm vitin e kaluar”, tha znj. Konini.
Asambleja e Përgjithshme e Unionit konkludoi se viti 2011 dëshmoi se GRUPI Union – SHKK zotëron të gjitha kapacitetet dhe aftesitë e duhura per të plotësuar nevojat e anëtarëve të tij, duke dëshmuar besueshmëri, përgjegjësi dhe stabilitet. Gjate vitit 2012, Unioni SHKK do te synoje të konkurrojë bindshëm në treg për të rikonfirmuar pozitën e tij si institucioni mikrofinanciar me dominimin dhe impaktin më të madh në popullatat e zonës rurale. Ndaj, ai do të vazhdojë të mbetet i fokusuar në zonën rurale me objektiv ofrimin e shërbimeve financiare, nxitjen e zhvillimit të aktiviteteve që sjellin të ardhura dhe rritjen e nivelit social-ekonomik të jetesës në këto zona.
Siç theksoi dhe z.Konini, “objektivi i këtij viti është diversifikimi i portofolit të shërbimeve”. Këtë vit janë krijuar bazat për një sukses të mëtejshëm falë një marrëveshje bashkëpunimi të nënshkruar mes Unionit SHKK dhe Bankës Credins. Sipas Drejtores Ekzekutive te Unionit, “ky hap do të na ndihmojë për të përfituar nga teknologjia bankare”.
Kjo nënkupton, kryerjen e një game të gjerë operacionesh përmes sistemit Bankar. Drejtori i Përgjithshëm i Credins Bank Artan Santo, u tha anëtarëve të SHKK-ve gjatë asamblesë se, “Unioni Kursim Kredi është një partner i sigurt dhe konsistent për të ecur përpara në këtë marrëdhënie. Do t’ju mbështesim. Ju jeni aksionere të bankës Credins, jam i lumtur që jeni kaq të shtrirë në Shqipëri. Kemi nevoje që shërbimet tona t'i kryejmë në formë bankare, Ndaj do të bankarizojmë çdo produkt tuajin përsa i përket kryerjes së shërbimeve. Do të shtrihemi në çdo degë të Unionit në mbarë vendin”.
Eksperienca 20 vjeçare e këtij institucioni në fushën e mikrofinancës rurale tregon për mbështetjen që i është dhënë mijëra fermave fshatare duke ofruar shërbime financiare të nevojshme për konsolidimin dhe zhvillimin e biznesit te tyre, krijimin e vendeve të punës, përmirësimin e kushteve të jetesës dhe zhvillimin e vazhdueshëm të zonës rurale.
Aktualisht, Unioni SHKK zotëron një portofol kredie mbi 3.8 miliardë lekë dhe depozita në vlerën e 1,3 miliardë lekë dhe kapital në vlerën e 1 miliardë lekëve.
Rezultatet mjaft premtuese kanë bërë që Unioni SHKK të jetë institucioni lider në sektorin e mikrofinancës dhe ofruesi ekskluziv i shërbimeve financiare në zonat rurale të vendit. Performanca e mirë e institucionit ka bërë që Unioni SHKK të vlerësohet me Çmime të ndryshme ku ndër të fundit mund të përmendim Çmimin Europian mbi Praktikat më të Mira të Mikrofinancës.
Pjesëmarrësit në këtë Asamble diskutuan gjerësisht mbi eksperiencat pozitive të punës së tyre si dhe mbi çështjet që janë në qendër të vëmendjes së strukturave institucionale. Me konkretisht, kryetarët e SHKK-ve përqendruan diskutimet e tyre në: mikrofinancën e përgjegjshme, minimizimin e risqeve, avantazhet e produkteve, diversifikimin e produkteve të kredisë, transparencën në ofrimin e produkteve, promovimi i kredive te vogla MSE, etj.
Asambleja miratoi njëzëri të gjitha vendimet dhe politikat institucionale të vitit 2011 si dhe objektivat strategjike për 2012. Gjithashtu, pjesëmarrësit patën mundësi të ndanin së bashku pervojat më të mira të fituara nga puna e tyre me anëtarësinë dhe klientelën e SHKK-ve. Përveçse një detyrim Ligjor dhe statutor, Asambleja është një tribunë ku përfaqësuesit e SHKK-ve mund të shkëmbejnë idetë dhe mendimet e tyre si dhe të marrin dhe të japin informacion në mënyrë që të përsosin më tej punën dhe rezultatet e tyre. /Start/
2012-04-30 13:13