BE 3 milione euro per punesimin

Bashkimi Evropian mbështet rritjen e nivelit te punësimit në Shqipëri me 3 milion euro. Projekti që do të zbatohet nga Organizata Ndërkombëtare e Punës në bashkëpunim me Ministrinë e Punës dhe atë të Arsimit synon të zvogëlojë hendekun ekzistues mes aftësive të kërkuara nga tregu dhe atyre që përftohen përmes arsimit dhe trajnimit profesional. Kjo do të arrihet me rritjen e kapaciteteve të Inspektoriatit të Punës për vlerësimin e kushteve në punë dhe përafrimin e legjislacionit mbi shëndetin dhe sigurinë në punëme ligjet e BE-së.