E Shtunë, 31 Tetor 2026

Taksa e sheshte shpetimi me urgjent per Eurozonen

Vendet e Eurozonës  për të dalë nga kriza duhet të përdorin taksën e sheshtë që përdorin edhe vendet fqinje sic është Shqipëria. Është kjo këshilla e dhënë nga Stive Forbes, i cili gjatë fushatës për zgjedhjet presidenciale në SHBA ka folur për një platformë që përfshinë shumë të diskutuarën taksa e sheshtë duke sugjeruar se vendet me borxh të lartë në Eurozonë sic është Greqia duhet të  aplikojnë sa më parë këtë formë taksimi për të dalë nga kriza. Presidenti dhe redaktori i revistës prestigjoze Forbes në një intervistë për mediat amerikane ka deklaruar se Bashkimi Europian duhet të aplikojë politika që mundësojnë lindjen e një sektori të ri privat.

E pra ju duhet të bëni atë se cfarë vendet fqinje kanë bërë. Shqipëria dhe Bullgaria kanë përdorur taksimin e sheshtë me 10%, që e bën shumë të thjeshtë mbledhjen e saj dhe pikërisht për këtë lloj takse ka nevojë urgjente edhe Greqia.

Ndër të tjera, një nga emrat e njohur të medias ndërkombëtare Stive Forbes, ka sugjeruar edhe futjen e vërtetë të privatizimit, ndryshimet në ligjin e punës duke i bërë më të lehta procedurat ligjore për hapjen e një biznesi në Greqi.  

Ai u ka bërë thirrje liderëve europianë se paketa e shpëtimit e vetme nuk mund t’i zgjidhë çështjet e Greqisë. Masat shtrënguese në sektorin public nuk mund ta shpëtojnë atë.

Nuk është hera e parë që Stive Forbes insiston se një nga modelet më të mira ekonomike për të cilën kanë nevojë urgjente vendet në krizë, është ajo e përdorur nga Shqipëria. Pak kohë më parë ai sugjeronte programin ekonomik të qeverisë shqiptare si më të përshtatshmin për zhvillim. Forbes edhe më parë ka bërë thirrrje se taksa e sheshtë me 10%, procesi i privatizimit dhe thjeshtimi i procedurave për hapjen e një biznesi të ri janë format më të mira për zhvillimin e ekonomisë së një vendi.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›