E Shtunë, 31 Tetor 2026

Projekti per zhvillimin e sektorit financiar ne vend

Partnerët e fuqishëm të Bankës së Shqipërisë USAID dhe FSVC investojnë 3,4 milionë dollarë në programin shtesë të zhvillimit të sektorit financiar në Shqipëri. Agjencia e Shteteve të Bashkuara për Zhvillim përmes këtij projekti synon zhvillimin e mëtejshëm edhe përgjatë dy viteve të ardhshme të sektorit financiar. Drejtori i misionit te USAID në vendin tonë, Josef Ëilliams, duke vlerësuar punën e bërë që nga viti ‘99 me qeverinë shqiptare dhe BSH, ka premtuar se do të fuqizojnë edhe më tej bashkëpunimin për forcimin e sektorit financiar. Këto fonde do të lehtësojnë vazhdimësinë e përpjekjeve të FSVC-së për të forcuar institucionet dhe nxitur zhvillimin ekonomik dhe financiar në Shqipëri. Ky partneritet jo vetëm do të ndihmojë në zhvillimin e sektorit financiar por do të rrisë njëkohësisht nivelin e besimit dhe nxitjen e financimit të bizneseve në Shqipëri. Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani, e ka cilësuar si të suksesshëm bashkëpunimin e deritanishëm dhe u shpreh se ky projekt nuk duhet të kanalizohet në segmente të veçantë, por të implementohet në gjithë sistemin financiar.Përmes FSVC-së, USAID-i po mbështet sektorin financiar në Shqipëri në mënyrë që ai të bëhet më i sigurtë, më tërheqës për burime të reja kapitali, si dhe më efiçent në shpërndarjen e burimeve ekzistuese të kapitalit. 

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›