Gjendet fëmija i rrëmbyer në Prishtinë

Fëmija 5-vjeçar, i cili është rrëmbyer sot në lagjen Bregu i Diellit në Prishtinë, është gjetur dhe i është kthyer familjes në gjendje të mirë shëndetësore.
Dy qytetarë kanë gjetur fëmijën në lagjen Dardania dhe e kanë dërguar në polici. Policia ka ftuar prindërit dhe është bërë identifikimi i fëmijës së rrëmbyer.
Këtë e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Sabrie Kamberi.