BE: Ashton sot në Beograd, nesër në Prishtinë
BRUKSEL - Përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian për politikë të jashtme dhe siguri, Catherine Ashton, sot e fillon turneun ballkanik, me ç’rast do të qëndroj në Beograd dhe Prishtinë.
Kjo vizitë bëhet pasi mbrëmë në Bruksel përfundoi raundi i 13 i takimit ndërmjet kryeministrave të Kosovës dhe Serbisë, përkatësisht Hashim Thaçi dhe Ivica Daçiq, me ndërmjetësimin e zonjës Ashton.
Ajo mbërrin sot në Beograd, ku pritet të takohet me presidentin Tomisllav Nikolliq, kryeministrin Ivica Daçiq dhe zëvendëskryeministrin Aleksandar Vuçiq.
Sipas njoftimit të BE-së, gjatë ditës së nesërme në Prishtinë, Ashton do të takohet me presidenten Atifete Jahjaga dhe me kryeministrin Hashim Thaçi.
(er.nu/rel/BalkanWeb)