Qeverisja PS-LSI, Rama: Nuk do e ndajmë shtetin në parcela, do jemi 1 forcë e vetme
TIRANE- Partia Socialiste mblodhi sot për herë të parë pas zgjedhjeve të 23 qershorit grupin e saj parlamentar. Grupi i deputetëve socialistë u drejtua për të parën herë nga kreu i partisë së tyre, Edi Rama, këtë herë në cilësinë e deputetit.
Kryeministri i ardhshëm paralajmëroi që në krye të herës se me betimin e qeverisë së re do të anulohet cdo vendim për shpenzimeve parash që shkojnë përtej rolit të një qeveris kujdestarie, si dhe do të zhbëhet cdo vendim për tendera dhe koncesione të marrë pas 23 qershorit.
"E thirra këtë mbledhjet ë parë për të mbyllur kapitullin e gëzimit të fitores spektakolare dhe për të hapur kapitullin aspek të lehtë të mirëqeverisjes. Ne nuk jemi me ne opozitë. Këta dy muaj ka rëndësi themelore për ecurinë e mandatit të ri qeverisës. Unë përsëris sot thirrje publike për vetëpërmbajtje dhe përgjegjshmëri të qeverisë aktuale. Shqiptarët meritojnë respekt pasi zgjodhën me 1 milion vota projektin tone, duke refuzuar projektin e qeverisë aktuale. Humbësit nuk mund të sillen sikur nuk ka ndodhur asgjë dhe si fitues, pasi janë rrëzuar moralisht dhe jo vetëm ritmikisht. Thirrja jonë është ndalimi i shpenzimeve të popullit shqiptar që nuk keni të drejtë, por mos të merrni vendime as mbi pasurinë kombëtare. Ne do anulojmë cdo vendim për shpenzimeve parash që shkojnë përtej rolit të një qeveris kujdestarie, do zhbëjmë cdo vendim për tendera dhe koncecione të marrë pas 23 qershorit”, paralajmëro Rama.
Rama ka hedhur zërat mediatik për strukturën e qeverisjes së re PS-LSI, duke theksuar se nuk do ketë luftë brenda koalicionit për ndarjen e zonave të influencës dhe ndarjes së shtetit. Duke iu referuar së shkuarës, kryesocialisti Rama the se PS dhe LSI është ribashkuar për të lënë pas të shkuarën.
“Procesi i formim të qeverisë së re. Do të përsëris pa u lodhur asnjëherë se jemi zgjedhur të qeverisim jo vetëm por në partneriteti strategjik me LSI dhe aleatë të tjerë. Ka rëndësi ta bëjë pjesë së përmbajtjes së gjithë procesit të qeverisjes. Jemi ribashkuar për të mos përsëritur gabime të së shkuarës por për të mësuar nga cdo hap, kemi bërë fushatë të ndare dhe kemi fituar të bashkuar me një rezultat që as më optimisti e parashikonte. Është votuar PS dhe LSi por dhe vetë bashkimi. Llogaritë e tjera sa do fitonim vetëm aspo sa më pak do fitonte LSI le ti bëjnë ata që janë papunë më në krye Kastriot Islamin. Fushata nuk ka shkuar vaj kudo ka pasur dhe konflikte në zona të majtë. Fushat ka mbaruar dhe as nuk ka filluar dhe as do filloje një fushata brenda vetes, për ti marrë njëri-tjetrit zonat e influencës. Jemi dy parti dhe do qeverisim si force e vetme, por nuk s’do e ndajmë shtetin ne parcela dhe nuk do e ndajmë shtetin në ‘NE’ dhe ‘ATA’ brenda nesh”, theksoi Rama duke shtuar se ende nuk është përcaktuar ndarja e ministrive pasi më parë sipas tij duhet të përcaktohet mirëqeverisja.
Kryesocialisti Rama zbardhi detaje nga takimet që gjatë këtyre ditëve ka zhvilluar me presidentin e Republikës së Shqipërisë Bujar Nishani, Kryeprokurorin e Përgjithshëm Adriatik Llalla dhe Guvernatorin e Bankës së Shqipërisë Aridan Fullani duke premtuar se epoka e retorikës dhe e ‘luftës’ me këto institucione është mbyllur më 23 qershor.
vijon...
(e.m/BalkanWeb)